Ministrat bënë lojë të pisët në kurriz të Elbasanit
18/05/2009 Kryebashkiaku Qazim Sjedini flet një ditë pas ndeshjes Peqini- Bylis me akuza të ashpra
ELBASAN-Elbasani u fundos nga politika. Kjo ka qenë kryefjala e kryebashkiakut Qazim Sejdini gjatë një konference për shtyp një ditë pas ndeshjeve të kategorisë superiore që rrezikon rënien nga kategoria të Elbasanit dhe qëndrimin e Bylis. Sejdini në të njëjtën kohë edhe njeri prej drejtuesve kryesorë të skuadrës verdhë e blu në një takim me gazetarët, ka pohuar se lojërat e pista të bëra nga ministra të veçantë e kanë degraduar situatën dhe futbollin shqiptar, prandaj edhe federata duhet të mara masa të menjëhershme për këtë gjë. Në fakt në tribunën VIP në Elbasan ku luhej ndeshja Peqini-Bylis për shkak të dënimit në Peqin, janë parë ministrat Sokol Olldashi dhe Enkelejd Alibej. “Është shumë e rëndësishme që federata t’i thotë ndal ndërhyrjes së politikës në futboll sepse kjo deri tani ka pjellë vetëm trukime ndeshjesh. Mua personalisht duke folur në emër të klubit më vjen shumë keq teksa shoh dhe dëgjoj që ministra të veçantë nga cilado anë qofshin përzihen në mënyrë të turpshme me futbollin, një sport ky që nuk ka as ngjyrë dhe asnjë dallim specifik. Ndërhyrja e politikes do të ishte e nevojshme të bëhej për të rregulluar politikat sportive në qytete, për krijuar edhe shoqëritë private, por jo për të futur hundët aty ku sporti me të vërtetë nuk e pranon një situatë të tillë”, ka pohuar për mediat Qazim Sejdini. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve kryebashkiaku tha se masat që mund të marrë skuadra e Elbasanit do të jenë në dëm të futbollit. Ai gjithashtu kërkoi hetim për këtë ndeshje që është vënë re hapur se ishte e trukuar. “Ne kërkojmë që ndeshja të hetohet dhe të vihen para përgjegjësive aktorët e këtij teatri të turpshëm që dëmton imazhin e futbollit shqiptar e po kaq shumë na dëmton edhe ne si klub ashtu si edhe Lushnjën në rastin konkret. Sipas nesh është thyer kodi i drejtësisë sportive, i cili në pikën 23 i dënon këto akte tolerimesh. Tani federate ka në dorë nëse do apo nuk do të zbatojë ligjet, të cilat janë në tavolinë dhe mjaft të qarta e të kuptueshme. Kjo nuk bëhet vetëm për sot apo vetëm për ne, por bëhet që në fund të fundit të jetë një politike e drejtë sportive ku duhet të fitojë futbolli mbi të gjitha. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa të drejtat që na jep ligji. Ky është qëndrimi ynë dhe ne jemi të palëkundur për këtë gjë që kërkojmë sepse është e drejta jonë”, ka deklaruar Qazim Sejdini. Kryetari i bashkisë do të shprehej shumë i nervozuar mbi situatën e krijuar në kampionat, pasi sipas tij janë harxhuar miliona lekë dhe skuadra po bie nga kategoria. Mësohet se telefonatat e ministrit Olldashi dhe presioni mbi ekipin e Peqinit ka bërë që ndeshja të fitohet nga Bylis. 90 minuta para përfundimit të sezonit 2008-2009 duket se Elbasani është më i rrezikuari për rënien nga kategoria dhe kjo sipas kreut të Bashkisë është bërë vetëm për të arritur kredo politike nga dy ministrat që po përdorin të gjitha format për të realizuar objektivat e tyre, por e gjitha kjo në kurriz të Elbasanit dhe të tifozerisë së këtij qyteti.