Gjobë 5-10 mijë euro për qëndrimet e parregullta
18/05/2009 Italia vështirëson procedurat për lëshimin e lejeve të qëndrimit, si dhe regjistrimet në gjendjen civile
Marrja e shtetësisë italiane nëpërmjet martesës nga 6 muaj kalon në 2 vite të plota
Forcohen masat e kontrollit ndaj emigrantëve që hyjnë apo qëndrojnë në shtetin italian. Përveç penaliteteve të forta me gjobë për qëndrimet e parregullta, janë afatet e marrjes së nënshtetësisë si dhe janë shtuar kufizimit në dhënien e lejes së qëndrimit. Ndërsa në lidhje me arsimin është vendosur që drejtorët e shkollave të mos kërkojnë më, siç propozohej, paraqitjen e lejes së qëndrimit për regjistrime në shkolla. Sidoqoftë, mbetet në fuqi detyrimi i paraqitjes së lejes së qëndrimit për çdo veprim që kryhet në gjendjen civile. Ndryshime janë bërë edhe për sa u takon procedurave të regjistrimit në zyrën e gjendjes civile, ku do të kërkohet verifikimi i kushteve higjienosanitare të banesës. Njëkohësisht të rëndësishme janë edhe ndryshimet lidhur me ribashkimet familjare dhe “Leje qëndrimi CE” e “Rezidentit afatgjatë”. Lëshimi i këtyre lejeve mund të bëhet vetëm pas kalimit të një testimi të gjuhës italiane. Për të gjitha praktikat që lidhen me lëshimin ose ripërtëritjen e lejes së qëndrimit duhet paguar një kontribut ekonomik 80-200 euro. Përveç këtyre është parashikuar dhe hartimi i regjistrit për të pastrehët. Nëse për ata që nuk kanë banesë fikse anulohet mundësia e regjistrimit në gjendjen civile, pranë ministrisë së Brendshme italiane krijohet një regjistër për skedimin e këtyre personave. Çregjistrimi në gjendjen civile parashikohet 6 muaj pas skadimit të lejes së qëndrimit.
Shtetësia italiane
Marrja e shtetësisë italiane përmes martesës mund të bëhet pas dy vjetve qëndrimi në territorin e shtetit italian (pas martesës), ose pas tre vjetësh në rastin kur bashkëshorti/ja gjendet jashtë. Kur çifti ka fëmijë, kërkohet gjysma e kohës. Dispozitat e mëparshme parashikonin një afat 6-mujor. Po kështu do të ishte e domosdoshme pagesa e një takse prej 200 euro. Ndërkohë është bërë dhe një shtrëngim tjetër mbi martesat, me një ndryshim në Kodin Civil, që parashikon futjen e detyrimit të paraqitjes së lejes së qëndrimit. Kështu, nuk do të ketë më martesa mes një të parregullti dhe një të parregullti tjetër, kjo sigurisht nuk do të sillte asnjë lloj rregullimi statusi. Ndërsa për hyrjen dhe qëndrimi i parregullt futet shkelja e hyrjes dhe qëndrimit të parregullt, por kjo nuk do të thotë burgim i menjëhershëm. Parashikohet një gjobë, që luhatet nga 5000 në 10 000 euro. Përveç kësaj parashikohet mundësia e riatdhesimit pa u lëshuar miratimi i autoriteteve kompetente. Për këtë regjistrim apo për ndryshimin e banimit kërkohet certifikata e përshtatshmërisë higjienosanitare për banesën.
Bashkimet familjare
Sa u takon ribashkimeve familjare, në dokumentet e domosdoshme shtohet certifikata e përshtatshmërisë higjieonosanitare (në të shkuarën si alternativë parashikohej edhe certifikua e lëshuar nga komuna apo ASL-ja vendore), që të dyja lëshuar nga zyrat kompetente komunale. Tani nuk do të jetë e mundur të kërkohet viza e hyrjes, nëse miratimi (nulla osta) i saj nuk do të lëshohet pas 180 ditësh nga përfundimi i praktikës. Nga ana tjetër, shtohet detyrimi për paraqitjen e lejes së qëndrimit për të gjitha aktet e gjendjes civile. Kjo do të thotë se e drejta e njohjes së një fëmije do t’i nënshtrohet filtrit të kërkesës së një lejeje qëndrimi. Përjashtim do të ketë, veç atij të asistencës sanitare, për regjistrimin e të miturve në shkolla. Gjithashtu është shtuar edhe detyrimi që shtetasit e huaj të nënshkruajnë “një marrëveshje integrimi” me pikëzim, që do të rritet apo ulet, në varësi të sjelles së tyre gjatë kohës së qëndrimit. Ai/ajo që mbush pragun e pikëzimit negativ, do të humbasë lejen dhe do të dëbohet.