E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, Obama takon homologun italian Xhorxho Napoletano



Presidenti i SHBA-së Barak Obama ka pritur në shtëpinë e bardhë ditën e marte homologun e tij italian Gjorgjio Napoletano. Sipas disa burimeve pranë Shtëpisë së Bardhë dy liderët politikë kanë diskutuar së bashku për shumë cështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me axhendën aktuale të politikës botërore. Obama dhe Napoletano kanë diskutuar në lidhje me NATO-n, politikat ushtarake në Afganistan dhe Irak, çështjet e rëndësishme të rajoneve të nxehta të Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme. Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe për rimëkëmbjen e ekonomisë globale pas krizës ekonomike që përfshiu të gjithë ekonominë botërore. Sipas burimeve të Shtëpisë së Bardhë presidenti Obama e ka falenderua homologun e tij italian për ndihmë ushtarake në dërgimin e forcave ushtarake në Irak, Afganistan, Liban dhe në Ballkan. Gjithashtua presidenti amerikan e falenderoi presidentin Napoletano për mirësinë që ka pasur administrata e tij për të mirëpritur 13 mijë ushtarët amerikanë të cilët ndodhen në bazat ushtarake në Itali.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›