E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Teatri ndryshe” në ambient ndryshe

Jemi mësuar të bëhemi pjesë e organizimeve të ndonjë festivali, por jo shpesh të jepi pjesë e një festivali i cili të kthen në kohë, të kujton gjenezën prej nga ka rrjedhur teatri. Festivali “Teatri ndryshe” përveç shfaqjeve të cilat nuk kanë mundësi të jepen në ambient të hapur, mundëson edhe të shijuarit e drejtëpërdrejtshmërisë së veprimit edhe me shfaqje në ambient të hapur.

“Ky festival ka të bëjë me shfaqje në teatrin ambiental, intenca është që shfaqjet ti nxjerrim jashtë, në ambiente te hapura ku është edhe gjeneza e teatrit, apo të shkojmë atje ku është edhe spektatori”. u shpreh Agron Gërguri, themeluesi dhe drejtuesi i festivalit.

Pikën qendrore festivali ka në Podujevë, ndërsa do të kemi mundësi të shohim shfaqje edhe ambiente tjera piktoreske apo turistike të kësaj komune, siç është Batllava, që njëfarë mënyre pse të mos lidhet edhe ky segment me teatrin, ti shërbejnë njëra tjetrës.

Ideja pse ky festival mban këtë emër “Teatri ndryshe” vjen ngaqë mbahet kryesisht në ambiente ndryshe nga ato të cilat jemi mësuar t’i shohim.

“Një prej ideve pse mbahet kështu festivali dhe pse ka këtë emër është që regjisorët dhe gjithë përbërit tjerë të një shfaqje, kanë guximin të provojnë diçka ndryshe, për ata festivali mban emrin “Teatri ndryshe”. Qoftë edhe me gabime por që janë hulumtues brenda kornizave të mbarështimit teatror, çfarëdo gjinie që është ajo”, u shpreh Gërguri.
Sipas Gërgurit, për shfaqjet konkurruese të festivalit, ende ka kohë, mirëpo deri tani kanë marrë konfirmimin e dy shfaqjeve nga Shqipëria dhe dy shfaqjeve tjera nga Maqedonia. “Jemi në negociata edhe me një shfaqje nga Austria por nuk është asgjë e sigurt, kështu që në festival, në pjesën garuese do të jenë 5 apo 6 shfaqje”, tha Gërguri.

Në festival do të ketë edhe shfaqje mysafire, shfaqja “Një përkujtim në kafe teatër” e regjisorit, Haqif Mulliqit, e cila do të jepet në natën finale të Festivalit.

“Besoj se do të jetë edhe shfaqja “Maturantët” e regjisorit Faik Gashi, ndoshta do të jetë enkas për të rijnë, dhe shpresoj që gjatë shtatë ditëve do të kemi aktivitete të mjaftueshme që do të kontribuojnë në zhvillimin e teatrit”, tha Gërguri.

Brenda festivalit do të ketë edhe aktivitete tjera përcjellëse si punëtori teatrore, ekspozita të artit figurativ, video prezantime, ekspozita të fotografive dhe performanca tjera artistike. Në kuadër të festivalit gjithashtu do të ketë edhe paraqitje librash që kanë të bëjnë me teatrin, do të paraqiten librat e Milazim Krasniqit, dhe dramat e sapo botuara të Ekrem Krueziut.

Do të ketë edhe debate pas shfaqjeve, dhe për probleme të zhvillimit të teatrit.

Edicioni i dytë i festivalit, do të fillojë me datë 4-10 qershor. Përzgjedhës i shfaqjeve konkurruese është dramaturgu dhe regjisori Haqif Mulliqi.

Çmimet të cilat do të ndahen nga juria profesionale e përbërë nga Ahmet Jakupi, regjisor nga Maqedonia, Milto Kutali, regjisor nga Shqipëria, Ismet Azemi, aktor nga Kosova, janë: Çmimi, “Teatri ndryshe”, regjia inventive, aktorët më inventiv mashkull-femër. “E veçantë tjetër e natës finale, është që do të shpërblehet një skenë e një shfaqje, e cila më së miri plotëson kërkesat e festivalit, skena më e realizuar e festivalit, dhe do ta jepmi edhe çmimin Avdush Hasani që nuk është pjesë e çmimeve zyrtare të festivalit por është një çmim i veçantë i cili do të jepet për ata që kontribuojnë më së shumti për zhvillimin teatror”, tha Gërguri për Express.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›