Pakistan, mbahen sekret informacionet mbi helikopterin amerikan

Pakistani siguron SHBA mbi mbetjet e helikopterit amerikan që u braktis nga forcat ushtarake në Abbottabbad pas sulmit të Osama Bin Laden.
Helikopteri, i cili është një BlackHaëk i gjeneratës së fundit u braktis pasi pati një defekt dhe për efekt kohe dhe sigurie forcat ushtarake u larguan duke e hedhur në erë.
Por sipas informacioneve ushtarake, mbetjet e helikopterit mund të nxjerrin në pah sekrete teknologjike shumë të rëndësishme që mund të përdoren nga kundërshtarët.
Për këtë, forcat pakistaneze kanë siguruar SHBA se nuk do të nxjerrin asnjë sekret ushtarak dhe nuk do të japin asnjë informacion mbi helikopterin BlackHaëk. Deklarata ka ardhur nga ambasadori pakistanez në SHBA Hussain Haqqani.