Ministrat e BE-se takohen per te diskutuar ceshtjen e borxhit

Ministrat e financave te eurozones ndodhen ne Bruksel ne perpjekje per te shpetuar euron dhe per te mbrojtur Evropen Shtetet e Bashkuara Azine dhe pjesen tjeter te ekonomise globale nga nje cunami financiar. Ne diskutimet e sotme te ministrave te financave perfshihej edhe ceshtja e leshimit te eurobonove te perbashketa.
Ekziston frika se kriza qe tashme i ka bere Greqine Irlanden dhe Portugaline te varen nga ndihmat financiare mund te perfshije edhe ekonomite me te medha evropiane si Italine e treta ne eurozone.
Nese Italia nuk do te arrije te paguaje borxhin e saj prej 1.9 trilione eurosh kjo do te kishte pasoja te renda per euron dhe do te shkaktonte tronditje ne gjithe ekonomine globale.
Normat e huamarrjes per Italine sot arriten mbi 7 per qind nje nivel i paperballueshem i cili muaj me pare i detyroi disa vende te tjera te kerkonin ndihme financiare.
Ne diskutimet e sotme te ministrave te financave perfshihej edhe ceshtja e leshimit te eurobonove te perbashketa.
Tre vendet e vogla te BE-se Greqia Portugalia dhe Irlanda qe po mbijetojne me ndihma financiare tashme jane perjashtuar nga tregjet e bonove nderkombetare.
Gjermania me nivelin me te larte te kreditit e ka kundershtuar vendosmerisht idene e pjesmarrjes ne eurobonot.
Por trysnia mbi Berlinin per te ndryshuar qendrim eshte intensifikuar nderkohe qe kriza e borxhit ne ekonomite e vogla si Greqia mund te perhapet edhe ne vendet e medha si Italia duke kercenuar shkaterrimin e eurozones.
Ekonomisti grek Vangelis Agapitos nuk mendon se do te kete te papritura ne lidhje me kestin e vonuar te vendit te tij per te paguar kredine por sipas tij ceshtja eshte se cfare do te ndodhe me fondet e ardhshme.
Nuk pres ndonje befasi. Jam me i shqetesuar per kohen qe kemi humbur sepse ne te vertete ne dhjetor ne po marrim kestin e muajit shtator. fare do te ndodhe me kestin e dhjetorit
Ne Frankfurt analisti financiar Robert Halver thote se rezultati i vetem i efektshem do te ishte nje vendim i cili do te lejonte Banken Qendrore Evropiane te shtypte para.
Gjermanet duhet te heqin dore nga genjeshtra e stabilitetit gjerman ceshtja eshte tani stabiliteti i Eurozones dhe hapat e vogla qe kemi ndermarre deri me sot nuk jane te mjaftueshme.
Nje zyrtar francez tha sot se Franca mund te propozoje leshimin e bonove te perbashketa nga vendet me klasifikim te larte krediti edhe pse Gjermania e kundershton kete ide.
E gjithe bota eshte duke ndjekur zhvillimet ne eurozone. Nuk eshte thjesht ceshtja e monedhes se perbashket euro qe perdoret nga 332 milione njerez.
Sic ka thene kancelarja gjermane Angela Merkel dhe te tjere ne qofte se euroja deshton atehere do te deshtoje edhe Bashkimi Evropian prej 27 vendesh i krijuar nga nje perpjekje e suksesshme diplomatike qe bashkoi kontinentin e shkaterruar nga dy luftera boterore.