Lajcak Shpejtesia dhe suksesi i procesit te integrimit ne duart e politikaneve shqiptare

Diplomati i larte Evropian Miroslav Lajcak tha se Shqiperia ka humbur shume kohe me mosmarreveshjet e brendshme pas dy zgjedhjeve te fundit dhe vendi duhet te filloje dialogun per te kapecyer situaten e krijuar dhe afrimin e vendit me strukturat evropiane. Zoti Lajcak i beri keto komente ne Uashingtion i ftuar ne nje diskutim mbi prespektiven evropiane te vendeve te Ballkanit. Kolegia Rudina Dervishi ka pergatitur kroniken.
Nderkohe qe Shqiperia po perpiqet te kapeceje tensionin e brendshem politik qe u shfaq pas zgjedhjeve te pergjithshme te 2009 dhe u acarua me tej pas zgjedhjeve lokale te 8 majit Miroslav Lajcak drejtori i menaxhimit per Evropen dhe Azine Qendrore ne zyren per marredheniet me jashte te Bashkimit Evropian thote se pa dialog mes paleve nuk do te kete zgjidhje te problemeve.
Ne ofrojme ndihmen tone por duam te shohim perpjekje. Pa dialog politik ne do te vazhdojme te shohim probleme si ato qe kemi ndeshur pas zgjedhjeve te fundit te pergjithshme dhe pas zgjedhjeve te fundit lokale. Kur te nise dialogu politik do te kete progres dhe kjo sigurisht do te vleresohet nga Bashkimi Evropian.
Miroslav Lajcak i derguari disa here i perfaqesueses se larte te Bashkimit Evropian per politiken e Jashtme dhe Sigurine Cathrine Ashton per te zgjidhur krizen politike ne Shqiperi thote se Shqiperia ka humbur shume kohe dhe duhet ti zgjidhe me shpejtesi mosmarreveshjet per te rikuperuar kohen e humbur.
Ne se udheheqesit politike dhe partiake nuk arrijne te bien dakort mes tyre ajo qe bejme ne ne Evrope eshte te kerkojme opinionin e institucioneve evropiane OSBE-ODIHR-it Komisionit te Venecias Keshillit te Evropes ku Shqiperia eshte vend anetar per te marre nje platforme qe do te jete pike-nisje per te gjithe shoqerine. Shqiperia ka humbur shume kohe dhe kjo eshte periudha e duhur per te rikuperuar kete humbje ne menyre qe raporti i komisionit per kete vit te jete pozitiv.
Megjithese konstaton se e ardhmja evropiane e Shqiperise eshte e padiskutueshme zyrtari i larte i BE-se thote se shpejtesia dhe suksesi i ketij procesi eshte teresisht ne duart e politikaneve shqiptare dhe te popullit shqiptar.
Zyrtari i larte i Bashkimit Evropian ishte i ftuar ne nje diskutim te zhvilluar nga Qendra per Marredhenie Transatlantike ne Universitetin Johns Hopkins per prespektiven evropiane te Ballkanit. Ai tha se megjithese zgjerimi nuk eshte pika kryesore ne rendin e dites te Bashkimit Evropian te perballur tani me mundesine e paqendrueshmerise financiare te disa vendeve te eurozones Brukseli do te vazhdoje te nxise reformat dhe kerkon te shoh perparim nga te gjitha vendet qe synojne te anetaresohen ne BE. Pervec Kroacise qe duket se eshte e para ne listen me te afert jane edhe Serbia dhe Mali i Zi.