Ministrat e Jashtem Konsensus kombetar per ne BE

Vizita intensive njëditore e ministrit të Jashtëm italian Franco Frattini dhe homologut të tij grek, Stavros Lambrinidis, u zhillua ekzaktësisht 1 muaj nga data e daljes së progres-raportit dhe nxorri në pah ritmin e vonuar me të cilin Shqipëria po ecën drejt integrimit europian dhe nevojën e një pakti kombëtar për këtë cështje.
“Të ardhur me një mision nga BE”, kështu e quajti Ettore Sequi, ambasador i BE-së në Tiranë, vizitën e dy ministrave, të cilët edhe njëherë tjetër theksuan se funksionimi normal i jetës politike është elementi kryesor i procesit integrues.
Koha e vizitës u përshkrua nga zoti Lambrinidis si kritike, ndërsa Fratini tha prerë se Shqipëria është 1 vit prapa në kohë me procesin e integrimit.
“Vizita e Franco Frattini-t dhe e imja Shqipëria ka nevojë të bëjë një pakt kombëtar për Europën dhe unë besoj se është e mundur. Ky pakt politik nuk do të diktohet prej nesh, por nga shqiptarët
Franco Frattini
Minister i Jashtem italian në Shqipëri vjen në një moment kritik përsa i përket rrugës së Shqipërisë drejt BE-së. Një gjë është e qartë nga të gjitha takimet, përsa i përket të ardhmes së Shqipërisë, të ardhmes europiane, kjo cështje i bashkon të dyja palët. C’është më e rëndësishmja, na është thënë se është objektiv për shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Mesazhi që ne dhamë është se tani duhet një pakt kombëtar drejt BE-së. Tashmë që Parlamenti ka filluar punën duhet që fokusi i politikanëve shqiptarë të vihet në 12 prioritetet që është rruga drejt integrimit. Reforma elektorale, reforma parlamentare, të drejtat e minoriteteve, lufta kundra krimit të organizuar duke promovuar transparencën, funksionimi normal i Parlamentit, këto janë disa prej 12 prioriteteve dhe ne jemi të lumtur pasi kuptuam që ka vullnet dhe fokusim në gjetjen e zgjidhjeve për cështjet që do ta afrojnë Shqipërinë me BE-në”, ka deklaruar Lambrinidis.
“Shqipëria bëri përpjekjet e duhura për të fituar të drejtën e lëvizjes së lirë, që ishte një arritje tepër e madhe dhe historike. Fatkeqësisht, kemi një vit të humbur që po e lëmë pas. Tani duhet të përfitojmë nga koha e humbur. Interesi madhor kombëtar në Shqipëri është antarësimi në BE. Funksionimi normal i Parlamentit, një ekulibër mes mazhorancës dhe opozitës, emërimet e zyrtarëve të lartë, që të gjitha janë elementët që do të jenë shumë të nevojshëm, apo në mënyrë absolute të domosdoshëm. Nëse angazhimi politik, që edhe sic e dëgjuam të rikonfirmuar nga liderët politikë, nuk do të reflektohet në veprime konkrete, atëherë nuk mbetet asgjë për të thënë pozitivisht në raport-progresin e ardhshëm. Kjo është e gjitha që ne duam ta parandalojmë me anë të vizitës së sotme”, ka thënë nga ana tjetër Frattini.
“Se cfarë duhet bërë është tashmë e qartë. Keni vetëm për reformën zgjedhore 52 rekomandime. A mund të realizohen duke patur një marrëveshje të përbashkët? Unë them se po. A është e mundur mbledhja e komisionit parlamentar të integrimit, unë mendoj se është e realizueshme. Mundet që opozita dhe mazhoranca të mbildhen dhe të bien dakord në emërimin e Avokatit të Popullit që kërkon 3/5 e votave, unë mendoj se po. Por kjo rrugë nuk do të diktohet nga ne, nga Europa, kjo duhet të diktohet nga shqiptarët”, ka shtuar ai.
Zoti Frattini u tregua i kujdesshëm në dhënien përgjigje pyetjes nëse në 12 tetor Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat.
“Ne nuk mund t’ju japim garanci pozitive përsa i përket raportit në shtator, tetor apo dhjetor në mbledhjen e këshillit të ministrave. Gjithcka varet në rezultatin dhe në arritjet konkrete. Unë ju përmenda tre gjëra, emërimin e Avokatit të Popullit, rifillimin e një jete normale parlamentare dhe atë të funksionimit të komisionit parlamentar për integrimin. Nëse ekziston vullneti politik, këto realizohen në kohë dhe do të reflektohen në raport”, ka nënvizuar shefi i diplomacisë italiane.
Lambrinidis dhe Frattini e nisën viztën duke u takuar me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku jashtë saj një grup të rinjsh nga Aleanca Kuqezi kanë protestuar me parrullën “jo pazarit grek me cështjet kombëtare”.
Të dërguarit e Brukselit u takuan edhe me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha. Ndërsa me liderin e opozitës Edi Rama takimi u zhvillua në ambjentet e delegacionit europian në Tiranë.
Integrimi
Integrimi, Kiseveter: Bashkëpunim i politikës
Frattini e Lambrinidis: Angazhime për reforma
Sondazh
Nderkombetaret bejne thirrje per bashkim kombetar per integrimin. A mendoni se politika shqiptare eshte gati per nje hap te tille?
Po
Jo
Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_359'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(359); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Gjyqtarët, të gjithë në protestë
Në oren 12 të drekës të së hënës, të gjithë gjykatesit e të gjitha shkallëve të gjyqesorit bojkotuan proceset gjyqesore per 15 minuta, ne homazh te vrasjes makabre te gjykatesit 33-vjecar Skerdilajd Konomi.
Shqipëria konfirmon: Greqia kërkime për naftë në Jon
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore konfirmon se Greqia ka nisur përgatitjet për kërkimin e naftës në kufi me Shqipërinë, por mohon që ato të prekin pjesën e debatueshme të paktit detar qe u rrezua nga Gjykata Kushtetuese.
"Vota, jo për t'i hedhur hi syve të BE-së
Socialistet bejne hapin e pare drejt normalizimit te mardhenies me mazhorancen duke dhene miratimin per nisjen e kontakteve te para per reformen zgjedhore.
Dhe yjet rrijne e veshtrojne
Mimi Kodheli - Shumëkush prej brezit tim apo më të mëdhenj se unë në moshë, kujtojnë pa vështirësi një vepër të novelistit skocez, Doktor Archibald Cronin të titulluar “Dhe yjet rrijnë e vështrojnë”. Edhe ata që nuk e kanë lexuar veprën, kanë pasur rastin ta shikojnë të realizuar si film serial në bardh e zi. Zgjimi i shpirtit
Eni Vasili - Një nga intervistat më interesante dhe takimet më të veçanta që kam pasur në vitet e mia të punës ishte ai i kësaj vere, me Tariq Ramadan.
Lajmet kryesore
"Vota, jo për t'i hedhur hi syve të BE-së
Rama mandaton Gjiknurin e Hysin
Shqipëria konfirmon: Greqia kërkime për naftë në Jon
Francë, s’ka rrjedhje radioaktive
Tiranë, inaugurohet muzeu për 11 shtatorin