E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi Kiseveter Bashkepunim i politikes


Mesazhin se vetem klasa politike eshte ajo qe duhet te marre ne dore frenat e integrimit te vendit duke bashkepunuar per reformat e ka dhene ne Tirane edhe deputeti i koalicionit qeveritar gjerman Roderih Kiseveter, i cili po zhvillon takime me te gjithe perfaqesuesit e spektrit politik shqiptar.

Ne nje konference te perbashket me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, deputeti gjerman tha se kerkesa per bashkepunim, ne menyre qe Shqiperia te kape kohen e mundur, eshte nje mesazh qe ai e sjell ne Tirane ne emer te qeverise gjermane, duke theksuar se Gjermani eshte nje mbeshtetese e forte e integrimit europian te Shqiperise.

Duke vleresuar si nje ndryshim pozitiv kthimin e opozites ne Parlament, zoti Kiseveter tha se ka ardhur koha qe te gjitha IntegrimiMinistrat e Jashtëm: Konsensus kombëtar për në BE Frattini e Lambrinidis: Angazhime për reforma palet te bashkepunojne ne parlament, pasi Shqiperia, sipas tij, ka humbur te pakten nje vit kohe te vlefshme per realizimin e reformave qe bejne te mundur marrjen e statusit kandidat.

Nga ana e saj, Kryetarja e Kuvendit rikonfirmoi qendrimin e mazhorances per te pranuar cdo propozim te opozites per reformen zgjedhore, te konsultuar me Komisionin e Venecias. Ajo theksoi gjithashtu se eshte ende ne fuqi ftesa e disa muajve me pare per te votuar propozimin e Partise Socialiste per emerimin e Avokatit te Popullit. Zonja Topalli tha se pret qe opozita nga fjalet te kaloje tek veprat dhe prova, sipas saj, do te jete ne seancen e neserme, ku me konsensus, eshte vendosur ne kalendar votimi i ligjit per ngritjen e Gjykates Administrative.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Ministrat e Jashtëm: Konsensus kombëtar për në BE
“Momenti kritik. Duam të shohim veprime, jo fjalë”
"Vota, jo për t'i hedhur hi syve të BE-së
Shqipëria konfirmon: Greqia kërkime për naftë në Jon
Francë, s’ka rrjedhje radioaktive
Tiranë, inaugurohet muzeu për 11 shtatorin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›