E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kenia shperthen tubi i naftes 100 viktima


Mbi 100 persona kanë vdekur nga shpërthimi i një tubacioni nafte dhe zjarri që pasoi në kryeqytetin e Kenias, Nairobi.

Shpërthimi ndodhi në zonën industriale të qytetit, të njohur ndryshe si Lunga Lunga, dhe policia me ushtrinë rrethuan zonën, ndërkohë që zjarrfikësit luftonin me flakët.

Tubacioni i naftës kalon përmes zonës së populluar dhe të varfër të Sinait, në qendrën e qytetit të Nairobit, deri në aeroport.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një cigare e hedhur në një pusetë të hapur, që po mbushej me karburant.

Karburanti ka rrjedhur nga një cisternë e parkuar në një depo që i përket Kompanisë Keniane të Naftës, ka bërë të ditur një zëdhënës i policisë për agjencinë “Reuters”.

Ndërkohë, banorët kanë deklaruar se pas rrjedhjes, shumë persona vrapuan të mblidhnin naftën e derdhur dhe më pas erdhi shpërthimi që i përfshiu ata.

“U dëgjua një shpërthim i madh, zjarri dhe tymi u ngritën lartë”, ka treguar një banor për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

"Konsensus kombëtar për në BE"
Frattini e Lambrinidis  japin mesazhin në Tiranë
"Vota, jo për t'i hedhur hi syve të BE-së
Shqipëria konfirmon: Greqia kërkime për naftë në Jon
Francë, shpërthen furra e impiantit bërthamor, një i vdekur
Nis viti i ri shkollor

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›