Memoriali i 11/9 hapet per vizitoret

Memoriali për viktimat e 11 shtatorit në Nju Jork është hapur për publikun, një ditë pas përkujtimit të 10-vjetorit të atentateve.
Memoriali Kombëtar i 11 Shtatorit ka hapur dyert për mijëra persona në orën 10:00 të ditës së sotme.
Në të ndodhen emrat e 2983 të vrarëve nga sulmet e Al Kaedës në Nju Jork, Pentagon dhe Pensilvani.
Natën e së dielës, presidenti Barack Obama deklaroi se amerikanët duhet të nderojnë ata që humbën jetën dhe të shohin përpara me shpresë.
Zoti Obama po fliste gjatë një koncerti përkujtimor 11 shtatoriObama: Jemi më të fortëLondër, digjet flamuri amerikan11 Shtatori, Topi letër Obamës në Uashington, që mbylli dhe ditën e ceremonive në nder të viktimave të sulmeve.
Memoriali i hapur në Nju Jork pritet të vizitohet nga mijëra persona në ditë, të cilët do të mund të shohin zonën ku më parë ngriheshin kullat binjake.
Vizitorëve u është kërkuar të regjistrohen para vizitës, me qëllim kalimin e hyrjes në orën e caktuar.
Memoriali përbëhet nga dy shatërvane të thella dhe të mëdha, në themelet e World Trade Center, ndërsa në buzët e shatërvaneve janë shkruar me reliev në një panel bronzi emrat e të gjithë atyre që humbën jetën.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
"Konsensus kombëtar për në BE"
Frattini e Lambrinidis japin mesazhin në Tiranë
"Vota, jo për t'i hedhur hi syve të BE-së
Shqipëria konfirmon: Greqia kërkime për naftë në Jon
Francë, shpërthen furra e impiantit bërthamor, një i vdekur
Nis viti i ri shkollor