E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto Nje shoqeri nuk mund te trajtohet me obsesionin e territorit

DW Z. Minister ditet e fundit ne nje interviste per gazeten gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung presidenti i Serbise Boris Tadic eshte shprehur se ai qe mund te lexoje historine do te mund te kuptoje se krijimi i Shqiperise se Madhe eshte plani afatgjate politik i shqiptareve. A ka nje qendrim Shqiperia lidhur me kete deklarate

Haxhinasto Une nuk desheroj te mbaj qendrime ndaj deklaratave te drejtuesve ne Serbi. Ajo qe dua te them eshte qe Shqiperia e Madhe nuk eshte pjese e axhendes se Republikes se Shqiperise as e shqiptareve ne rajon. Gjithcka e madhe si Shqiperia e Madhe Serbia e Madhe dhe cdo gje tjeter e madhe e cila nuk respekton te drejten e popujve per te jetuar ne bashkejetese me te tjeret qe nuk respekton kufijte qe nuk respekton aspiratat e tyre te drejtat e tyre qe nuk i trajton minoritetet dhe te gjitha komunitetet me te njejtin respekt e cila perpiqet te ngreje mure te reja ndarese ne rajon qe perpiqet te vere re te zeza mbi axhenden e integrimit evropian te vendeve te rajonit eshte treguar edhe ne te kaluaren qe ka qene nje perpjekje e deshtuar dhe qe nuk ka pasur asnjehere sukses. Prandaj kjo teze nuk mund te jete teza e shqiptareve por eshte pikerisht teza e atyre qe nuk desherojne qe shqiptaret ne te gjitha vendet ku ata jetojne sot te jene pjese konstruktive e proceseve integruese e te gjitha vendeve te rajonit.

DW Do doja te citoja me tej nga deklarata e presidentit Tadic ku thuhet nje marreveshje ne baze te se ciles te gjitha palet marrin dicka e cila krijon nje zgjidhje te qendrueshme paqe dhe stabilitet mund te jete per te gjitha palet jashtezakonisht e dobishme. Deri tani ideja e Shqiperise se madhe ka qene frikengjallese dhe eshte refuzuar kategorikisht nga vendet fqinje. Kjo eshte hera e pare qe nje vend fqinj e shtron kete si nje opsion zgjidhjeje. Cmendim keni ju z. Minister cila do te ishte zgjidhja me e dobishme per te gjitha palet ne Ballkan

Haxhinasto Une mendoj qe zgjidhja me e dobishme do te jete qe te adoptohet nje vizion i ri nje vizion i integrimit evropian per te gjitha vendet e rajonit dhe askush asnje vend asnje shtet duke perfshire edhe shtetin e ri te pavarur te Kosoves te mos trajtohen si nje placke e cila mund te ndahet per te kenaqur deshirat e kujtdo qofte pasi Kosova nuk eshte nje territor. Kosova eshte nje shoqeri dhe shoqeria duhet respektuar gjithe qytetaret e saj duhen respektuar. Nje shoqeri nuk mund te trajtohet me obsesionin e territorit. Kjo eshte dicka teresisht e gabuar teresisht anti-evropiane kjo eshte dicka kunder te ardhmes se vendeve te rajonit. E perseris menyra me e mire eshte qe te gjithe te kontribuojme qe cdo qytetar ne cdo shtet te rajonit te angazhohet konkretisht ne proceset integruese dhe qytetaret e ketyre shoqerive te behen qytetare te shoqerise evropiane.

DW Ju permendet Kosoven e pikerisht ketu qendron problemi. Prania e Levizjes Vetevendosja ne parlamentin e Prishtines parti kjo me nje numer te konsiderueshem mandatesh shprehet hapur per bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Nga ana tjeter edhe ne Shqiperi ka zera apo grupime sado te vogla e paefekt qofshin ato ne politike qe mbrojne kete ide. A ka mundesi qe te tilla grupime te forcohen

Haxhinasto Une dua te theksoj se pavaresia e Kosoves nje arritje shume e madhe historike e kombit shqiptar atij qe jeton ne Kosove por edhe e serbeve qe jetojne ne Kosove mendoj se eshte arritur eshte ndertuar mbi bazen e nje kuadri shume te qarte nje kuadri qe u kristalizua me perpjekjet e te gjithe komunitetit nderkombetar i cili ishte mosbashkim me asnje shtet tjeter mosndarje dhe moskthim ne gjendjen para vitit 1999. Keto ishin themelet e pavaresise se Kosoves. Keto themele duhen respektuar maksimalisht. Gjithashtu duhet respektuar maksimalisht edhe vullneti i popullit te Kosoves i cili ne shprehjet referendare qe ka bere disa here ka kerkuar pavaresi nuk ka kerkuar bashkim me ndonje shtet tjeter. Prandaj nuk duhet te humbitet kohe me projekte te tilla qe nuk i sherbejne para se gjithash qytetareve te Kosoves por i sherbejne pikerisht atyre qe duan te vendosin pikepyetje dhe te hedhin re te zeza mbi te ardhmen shume te qarte shume te ndritur te te gjithe shqiptareve ne rajonin e Ballkanit.

DW Z. Minister diplomacia e Shqiperise e mbeshtet Kosoven ne procesin e njohjes se pavaresise se saj nga sa me shume shtete te bashkesise nderkombetare. A ka nje koordinim mes Prishtines dhe Tiranes ne kete drejtim dhe nese po si i ndikon kjo marredheniet Tirane-Beograd

Haxhinasto Ka nje koordinim mes diplomacise shqiptare dhe asaj kosovare. Ky koordinim do te intensifikohet edhe me shume ne te ardhmen dhe besoj se do te jape fryte ne nje te ardhme te afert. Sa i takon marredhenieve me Beogradin ne e kemi bere te qarte qysh ne fillim qe marredheniet mes dy shteteve Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Serbise nuk kane pse te ngarkohen me ceshtje te tjera ceshtje te cilat nuk jane pjese e axhendes bilaterale. Ne kemi promovuar marredhenie shume te ngushta me Beogradin dhe vazhdojme ta bejme kete ne aspektin e realizimit te marreveshjeve dypaleshe ne aspektin e bashkepunimit ekonomik ne aspektin e shkembimeve kulturore arsimore turistike e keshtu me radhe.

DW Dhe se fundi z. Minister nje pyetje lidhur me zhvillimet e fundit ne Shqiperi. Qysh nga 2009 zgjedhjeve parlamentare situata politike e brendshme karakterizohet nga nje krize. Nuk mungojne apelet nga Brukseli dhe perfaqesues te tjere nderkombetare per dialog dhe qendrim konstruktiv nga forcat politike. Madje edhe anulimi i vizitave nga Barroso dhe Fyle ishte nje sinjal i forte ne kete drejtim. A nuk eshte ky nje hap prapa ne rrugen e Shqiperise drejt Evropes Pse eshte kaq i veshtire dialogu mes forcave politike ne Shqiperi

Haxhinasto Se pari dua te sqaroj se vizita e kryekomisionierit Barroso eshte shtyre dhe nuk eshte anuluar. Se dyti dua te them se Shqiperia po kalon nje moment ku eshte e rendesishme qe te gjitha forcat politike te heshtin dhe te degjojne institucionet e pavarura. Mendoj se kjo perqasje institucionale ligjore ne kalimin e kesaj situate i ben nje testim shume te rendesishem funksionimit te gjithe sistemit demokratik ne Shqiperi. Kalimi me sukses i kesaj situate qe per mua do te thote qe te respektohen maksimalisht vendimet e institucioneve pra nese kjo do te ndodhe dhe une besoj se do te ndodhe do ta kualifikoje Shqiperine si nje vend ku logjika e ligjit logjika e kushtetutes logjika e institucioneve te pavarura dominon mbi interesat dhe qellimet partiake per te perfituar politikisht per te arritur interesa afatshkurtra politike. Pra do te mbizoteroje logjika qe institucionet te cilat perfaqesojne ligjin rendin kushtetuten dhe ne esencen e tyre edhe vullnetin e te gjithe popullit shqiptar jane ato qe prevalojne sot ne Shqiperi.

AutorVilma Filaj-Ballvora

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›