Vleresim me medalje duke veshtruar drejt se ardhmes

19 te shtena ne ajer dhe fanfare ne ballkonin e Shtepise se Bardhe - me nderime te larta ushtarake presidenti amerikan Barack Obama priti mysafiren e tij nga Gjermania. Kane kaluar 16 vjet qe kur nje kryeminister gjerman eshte pritur me nderime te tilla Helmut Kohl quhej mysafiri i atehershem ne Shtepine e Bardhe.
Por Angela Merkel e cila konsiderohet ndryshe edhe si vajza e Kohlit ka kohe qe eshte emancipuar nga babai i saj shpirteror. Se kohet kane ndryshuar u deshmua edhe me mosmarreveshjet e shfaqura tek aleatet ne te kaluaren. Behet fjale per pikepamjet e ndryshme per rrugedaljen e duhur nga kriza financiare abstenimin gjerman ne votimin e rezolutes se Kombeve te Bashkuara per Libine dhe kthesa e papritur e Merkelit ne politiken berthamore. Nga ana tjeter presidenti amerikan akuzohej se nuk po e konsideronte me si shtylle qendrore te politikes se jashtme aleancen transatlantike. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Te dyja palet u perpoqen gjate vizites qe te largojne konfuzionet transatlantike
Ne fjalen pershendetese para Shtepise se Bardhe Obama theksoi se Merkel eshte kryeministrja e pare nga Evropa qe pritet me nderime te tilla ne Uashington. Aleanca transatlantike eshte themeli i perpjekjeve amerikane per te promovuar paqen boterore dhe prosperitetin Dhe Gjermania ne zemer te Evropes eshte nje prej aleateve tane me te fuqishem. Kancelarja Merkel eshte nje prej partnereve te mij me te ngushte ne mbare boten.
Kancelarja gjermane kujtoi ne fjalimin e saj bazen e marredhenieve transatlantike
Kur muri dhe telat me gjemba ndanin Gjermanine dhe Evropen Amerika qendronte konseguente ne anen e lirise dhe ne gjermaneve e vendosur ne rrugen tone per bashkim dhe liri. Kete ne nuk do ta harrojme kurre.
Me ndarjen e medaljes se lirise tregohet lidhja e vecante mes dy vendeve tha Merkel. Por ne konferencen e shtypit ne mesdite Merkel sqaroi se megjithe kete lidhje te dy vendet mund te kene pikepamje te ndryshme. Sa i perket misionin ne Libi ajo tha se
Nuk mundet secili ti bashkohet te gjithave cfare ben tjetri.
Megjithate amerikanet presin nga gjermanet ende mbeshtetje ne te gjitha ceshtjet e rendesishme dhe inatosen kur nuk e marrin kete mbeshtetje. Keshtu duhet te kuptohet edhe nga ndarja e medaljes per kancelaren Merkel sqaron diplomati amerikan Robert Gerald Livingston jo si nje cmin per te kaluaren e fizikantes nga Gjermania Lindore e cila arriti te behet kryeministrja e pare e Gjermanise. Obama shpreson qe keshtu te permiresohen raportet me Merkelin dhe qe gjermanet te luajne nje rol me te madh ne politiken boterore.
Nje mundesi e mire do te ishte ndermjetesimi ne konfliktin e Lindjes se MesmeNese me te vertete ne mund te llogarisim ne ate qe gjermanet te na ndihmojne ne Lindjen e Mesme atehere une besoj qe do te permitesohen edhe raportet.Bildunterschrift Te dyja palet u perpoqen gjate vizites qe te largojne konfuzionet transatlantike te shkaktuara kryesisht nga abstenimi i Gjermanise ne votimin per rezoluten e Libise ne KS te OKB-se
Konflikti ne Lindjen e Mesme ishte ne te vertete nje teme per te cilen u diskutua gjere e gjate mes Obames dhe Merkelit e cila ne Uashington arriti e shoqeruar nga nje delegacion i madh. Te dyja palet u shprehen serish per nje zgjidhje me dy shtete dhe sqaruan se synimi i palestinezeve qe deri ne shtator te arrijne nje njohje nderkombetare te nje shteti palestinez ne asmablene e pergjithshme te OKB-se nuk eshte rruga e duhur.
Ndersa sa i perket Libise presidenti amerikan tha se pas rrezimit te diktatorit Gaddafi pret mbeshtetje te gjere nga Gjermania. Merkel premtoi ndihme nder te tjera ne rindertimin e institucioneve shteterore ne Libi.
Autor Christina Bergmann/Esat Ahmeti
RedaktoiAida Cama