Ministrat e financave te Eurozones takohen per Greqine

Ministrat e financave te Eurozones takohen sot per te diskutuar nje tjeter plan ndihme per Greqine. Por ekonomiste vendas mendojne se zgjidhja e problemit grek nuk duhet pare e shkeputur nga kriza financiare europiane. Sipas tyre paketa e ndihmes greke duhet pare si pjese e nje plani me gjithperfshires per te gjitha vendet e kontinentit qe jane ne veshtiresi financiare.
Tregu i aksioneve ne Greq po perballet me veshtiresi financiare ndersa ministrat europiane po perpiqen te gjejne nje zgjidhje per krizen financiare te vendit.
Ekonomisti Vangjelis Agapitos thote se mungesa e nje zgjidhjeje perfundimtare per problmin grek si dhe situata e paqarte ekonomike dhe ne vendet e tjera kane cuar ne renien e e tregjeve financiare
Mendoj se tregu i aksioneve eshte ne nivele teulta. Sot ai ishte 1.5 me i ulet se zakonisht dhe kjo pasqyron faktin se nuk eshte gjetur ende nje zgjidhe perfundimtare per Greqine nderkohe qe duket se situata financiare nuk eshte shume e qarte edhe per vende te tjera si Italia apo si Portugalia.
Takimi i sotem i ministarve te financave te Eurozones do te perballet me nje vendim te veshtire per te arritjen e nje konsesusi se si duhet ndihmuar serish Greqia financiarisht.
Gjermania po ben thirrje per zbatimin e planit te ideuar prej saj sipas te cilit ne vend qe tu jepet serish hua bankave dhe sektorit privat grek tu shtyhen atyre kestet e borxhit aktual duke rishikuar perqindjet dhe zgjatjen ne kohe te tij
Kemi te bejme me dy ceshtje ne kete rast. eshtja e pare eshte besimi mes bankave per shtyrjen e pagimit te kesteve te huave dhe e dyta eshte e paqarte se si do te reflektohet nje levizje e tille ne tregun e aksioneve pra ne burse. Mos te harrojme se deri tani este rene dakort qe te shtyhet pagesave e kesteve te kredive vetem per 15 miliard dollare cka tregon se institucionet financiare kane dyshim per stabilitetin afatgjate.
Ekonomisti Agapitos thote se shtyrja e pagesave te kesteve te huase nga Greqia mund te ngreje pikpyetje tek bankat nese do ti marrin ose jo parate e dhena ne forme borxhi per kete vend
Nuk jam shume optomist per sa i perket nje zgjidhjeje afat shkurter qe mund te vije nga takmi i sotem ose ndonje takim i ngjashem qe mund te mbahet kete vere. Do te isha me optimist nese do te gjendej nje zgjidhje perfundimtare per problemin e borxhit ne Europe ku do te perfshiheshin te treja vendet problematike per momentin e qe gjithashtu do te lehtesonte ne mosperhapjen e krizes dhe ne vende te rrezikuara si Italia apo Belgjika.
Presidenti i Bashkimit Europian Herman Van Rompuy i zili zakonisht drejton takimet e nivelit te larte te Bashkimit Europian e planifikoi takimin e sotem ne Bruksel me perfaqesuesit e larte financiare europiane mes tyre presidenti i Bankes Qendrore Europiane dhe komisionerin e BE per ceshtjete financiare. Takimi i sotem organizohet per te diskutuar se si duhen perfshire bankat europiane ne nje pakete te re shpetimi financiar per Greqine.