E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperthimi i fuqishem ne nje baze detare ne Qipro

Te pakten 12 persona u vrane dhe mbi gjysma e ishullit mesdhetar te Qipros ka mbetur pa energji elektrike pas nje shperthimi te fuqishem ne nje baze detare te rendesishme ne bregun jugor. Pak kohe pas shperthimit ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit dhane doreheqjen.

Autoritetet e kane lidhur shperthimin me nje sasi municionesh te kapuara ne vitin 2009 ne nje anije iraniane qe po lundronte drejt Sirise. Sipas autoriteteve zjarret e perhapura ne zonen perreth shkaktuan shperthimin e fuqishem.  Nje zedhenes i qeveriae tha se autoritetet e kane perjashtuar mundesine e nje akti te qellimte. Presidenti i Qipros Dimitris Kristofias i ka kerkuar ministrit te Mbrojtjes Kostas Papakostas dhe Shefit te Rojes Bregdetare Petros Tsalikides te qendrojne ne detyre derisa te emerohen zevendesuesit e tyre. Besohet se municionet qe shperthyen sot ishin kapur nga marina amerikane ne janar te vitit 2009 nga nje anije mallrash qe po lundronte nga Irani drejt Sirise

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›