E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qipro shperthen depoja. Shkaterrohet centrali elektrik

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur nga një seri shpërthimesh në Qipro. Policia tha se dy nga disa qindra konteninerë në një depo ushtarake shpërthyen në bazën “Evangelos Florakis”, duke shkaktuar panik e kaos si dhe mungesën e energjisë, pasi edhe centrali elektrik doli jashtë funksionit. Ky është incidenti më i rëndë i shënuar ndonjëherë në ishull në kohë paqeje.

Në depo ishte dhe një sasi e madhe armësh iraniane të sekuestruara në 2009 në një anije që lundronte nën flamurin e Qipros. Shpërthimet kanë dëmtuar një seri zyrash përreth si dhe një autostradë aty pranë  ku janë pezulluar lëvizjet. Një zëdhenës i centralit elektrik e cil ësoi incidentin si katastrofë me përemasa biblike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›