Integrimi i Shqiperise ka mbetur peng i politikeberesve

Integrimi i Shqipërisë ka mbetur peng i politikëbërësve, të cilët hyjnë në sallën e parlamentit pa ndërmarrë asnjë veprim konkret për miratimin e tre ligjeve. Ambasadori i BE Etore Sekui i jep një tjetër mesazh klasës politike shqiptare.
“Vetëm pas miratimit të tre ligjeve,KE do të hartojë raportin për Shqipërinë në bazë të të cilit merret vendimi për dhënien ose jo të statusit kandidat”
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu deklaroi sfidën e qeverisë shqiptare.
“Nuk mund të tolerohet nëse ka bllokim. Sfidë e qeverisë të mos lejojë asnjë bllokim. Të ftojmë dhe të riftojmë cdo ditë opozitën dhe liderin e opozitës të mos vazhdojnë bllokimin e integrimit”.
Marrjen e statusit duket se e duan vetëm qytetarët shqiptarë.
Sipas një sondazhi 87% e tyre duan të jenë qytetarë të vërtetë europianë tha ambasadori Sekui duke numëruar tre shtyllat e rëndësishme për integrimin.
“Vullneti i shqiptarëve, që është bërë i qartë në 20 vitet e fundit, ku ata kanë treguar se duan të integrohen; te vullneti i klasës politike shqiptare, integrimi duhet të jetë objektiv kombëtar dhe plotësimi i reformave mbeten në axhendën tonë për Shqipërinë, transformimi i vendit në demokraci funksionale dhe vullneti i BE dhe i donatorëve”
Sipas ambasadorit, sapo të miratohen ligjet, shtetet anëtare të BE-së do të informohen dhe në mbledhjen e radhës do të vendosin nëse Shqipëria do të jetë vend kandidat për në Bashkimin Europian.