Presidenti Topi uron Mbretin Mohamed VI me rastin e Festës Kombëtare të Marokut.
30 korrik 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Mbretit Mohamed VI të Marokut në të cilin shkruan:
“Festa Kombëtare e Marokut më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju dërgoj Juve urimet më të mira për lumturinë Tuaj personale dhe begatinë e popullit maroken!
Me këtë rast, shpreh besimin tim në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Marokut në interes të dy popujve tanë.
Me përshëndetjet e mia më të përzemërta, dhe me dëshirën për t’u takuar së afërmi, Ju lutem pranoni, Madhëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”.