E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrat e rinj, presidenti Topi firmos dekretet

TIRANE- Kreu i shtetit, Bamir Topi ka firmosur dekretet per dy ministrat e rinj te kabinetit qeveritar, Aldo Bumçi te Kultura dhe Eduard Halimi te Drejtesia, perzgjedhur dy dite me pare nga kryeministri Berisha.

Me firmen e presidentit, dekretet do te kalohen per votim ne seancen e sotme plenare qe eshte dhe e fundit per kete sesion parlamentar.

Halimi kthehet ne kete ministri pasi sherbeu aty si zv/minister gjate periudhes 2005-2008, per te punuar me pas deri ne 2009 si Avokat i Pergjithshem i Shtetit. Ai ishte nga ekspertet ligjore me aktive gjate zgjedhjeve vendore, ndersa shoqeroi edhe grupin e avokateve te PD ne procesin e ankimimeve ne Kolegjin Zgjedhor.

Ndersa Bumci, minister i Drejtesise gjate periudhes 2005-2007, rikthehet ne kabinetin qeveritar si Minister i Kultures. Ne krye te deges se PD se Tiranes, atij i njihet edhe suksesi i kesaj strukture ne zgjedhjet e 8 majit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›