E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi i pronave,Berisha:Finalizohet në 2013

TIRANË- Projektin e dytë më të rëndësishëm për vendin dhe shtetin e ka quajtur kreu i qeverisë, projektin e financuar nga BE dhe zbatuar nën kujdesin e OSBE-së, për regjistrin e tokës në zonën bregdetare të jugut të vendit. Kjo do të jetë një hostori suksesi, ashtu si ishte ai i Gjendjes Civile- tha Berisha, duke e vlerësuar regjistrin e pasurive të paluajtshme si objektin e parë dhe më madhor të axhendës dixhitale të qeverisë.

Ai ka premtuar mobilizimin e gjithë resursvee njerëzore dhe financiare për të përfunduar regjistrin e pasurive të paluajtshme deri më 1 maj të vitit 2013, duke e përcaktuar objektivin madhor të këtij mandati. Berisha ka falenderuar OSBE që sipas tij ka krijuar një eksperiencë të cmuar, pas përfundimit të projektit të regjistrit të gjendjes civile.

Regjistri i pasurive të paluajtshme në vlerësimin timë pas atij të gjedjes civile është më i rëndësishmi i shtetit dhe vendit. Ky regjistër në njëfarë mënyre është dhe themelori i sistemit që bazohet në pronën shumëformëshe dhe ekonominë e tregut. Përpjekje të shumta po bëhen për finalizimin e këtij regjistri. Territori i përzgjedhur nga ky projekt i BE janë në një nga zonat më problematike, por dhe më të rëndësishme- tha ai.

Sipas Berishës, brenda majit 2013 do të kemi pasqyrën dixhitale të Shqipërisë aktuale në njerëz, banesa dhe prona.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›