E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat greke mbeshtesin planin e Kryeministrit per referendum

Ministrat e qeverise greke mbeshteten planin e Kryeministrit George Papandreu per te mbajtur nje referendum mbi marreveshjen e Bashkimit Evropian per lehtesimin e borxhit.

Nje zedhenes i qeverise greke tha sot pas nje takimi maratone te kabinetit se nje votim publik do te organizohet sa me shpejt qe te jete e mundur pasi te jene hartuar hollesite e marreveshjes se re per borxhin.

Njoftimi i zotit Papandreu per referendum tronditi boten dhe shkaktoi renie ne tregjet globale te burses si reagim i investitoreve ndaj pasigurise ne ekonomine evropiane. Sot disa bursa evropiane filluan ta marrin veten.

Kryeministri i tha kabinetit se greket do te pyeten nese duan apo te vazhdojne te perdorin euron. Ai tha se cdo marreveshje do te zbatohet vetem me pelqimin e popullit grek dhe se ai shpreson se ndonje trazire qe mund te shkaktoje njoftimi i tij i papritur do te jete e perkohshme.

Kryeministrit i eshte kerkuar te shpjegoje veprimet e tij perpara udheheqesve franceze dhe gjermane ne prag te takimit te G20-s ne France.

Nje numer deputetesh te Partise Socialiste te kryeministrit e kundershtojne mbajtjen e nje referendumi. Disa anetare te kesaj partie kane kerkuar doreheqjen e zotit Papandreu dhe qeveria e tij perballet me nje votim mosbesimi te premten ne Parlament.

Partia PASOK e kryeministrit ka tani nje shumice me vetem dy vota pasi nje tjeter deputet u largua nga partia.

Zoti Papandreu e ka mbeshtetur fuqishem planin e Bashkimit Evropian per te ulur borxhin Greqise e cila do te conte ne shkurtime drastike te shpenzimeve dhe rritje te medha taksash. Ajo do te eliminonte gjithashtu mijra vende pune te sektorit publik.

Kushtet e marreveshjes se re te ofruar nga Bashkimi Evropian kerkojne qe bankat evropiane te falin 50 per qind te borxhit te Greqise. Ne fillim u duk se kjo po i qetesonte tregjet por me pas te marten zoti Papandreu u tha deputeteve socialiste se ai do te respektoje rezultatet e referendumit.

Udheheqesit e BE-se Herman Van Rompuy dhe Hoze Manuel Barroso thane se kane besimte plote se Greqia do ta mbeshtese marreveshjen e eurozones per lehtesimin e borxhit. Presidenti francez Nikola Sarkozi tha se ti lejosh njerezit te votojne eshte dicka gjithmone legjitime por nje marreveshje mbareevropiane eshte e vetmja menyre per te zgjidhur krizen borxhit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›