Korrupsioni ende nje plage e madhe e shoqerise shqiptare
Analistet e jetes politike e sociale te Shqiperise pohojne se korrupsioni ekziston ne nje nivel ende te larte ne administraten shteterore. Ashtu si qytetaret ne sondazhe edhe ata mendojne se korrupsioni eshte i perhapur gjeresisht ne shoqeri dhe ne nivele te larta te piramides shteterore. Ne Qendren per Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve japin detaje te reja akoma me pesimiste lidhur me luften e munguar kunder korrupsionit. Drejtuesi i saj Ilir Alia thote se ka vleresime pozitive per prokurimet elektronike dhe sherbimet e shpejta One Stop Shop por mungojne vezhgimet mbi ecurine e ketyre proceseve praktikisht ne terren. Nga nje monitorim me i fundit i kesaj qendre doli se tashme ka abuzime edhe me tenderat dhe prokurimet elektronike sepse ne disa raste nuk respektohen konkurrentet dhe nuk lidhen kontrata me fituesit e pare.
Une kam kryer nje monitorim mbi punen e prokurimeve publike. Doli se edhe tek prokurorimet elektronike ne bashki komuna apo ministri te ndryshme nuk merret parasysh kush del i pari ne baze te punes se konkurrentit apo cmimit qe ka dhene por aty shfaqen probleme shume te thella dhe shume te medha - tha ai.
Vezhgime te ndryshme tregojne me fakte se korrupsioni vazhdon te jete nje plage e madhe e shoqerise shqiptare. Zoti Alia thote se dokumenti me i fundit eshte raporti i progresit i Bashkimit Europian per Shqiperine i cili pershkruan gjendjen dhe tregon se sa pune duhet te behet akoma kunder korrupsionit.
Ne nje nga rastet e monitorimit ndodhi qe ishte bere nje tenderim elektronik ishte shpallur fituesi ky kishte shkuar per te lidhur kontraten por nuk mundej sepse autoriteti kontraktues e kishte lidhur me pare kontraten me kompanine qe kishte dale e dyta. Autoriteti kontraktor nuk e kishte nenshkruar kontraten me kompanine qe doli e para pra qe kishte fituar tenderin. Autoriteti jep asnje sqarim por vetem thote Une jam autoriteti kontraktues dhe e firmos kontraten me ate qe dua une - shtoi zoti Alia.
Qytetaret dhe analistet mendojne se rruga me e mire per te luftuar korrupsionin eshte goditja e tij ne zyrat e larta shteterore sepse ekziston gjeresisht mendesia se kur vjedh i madhi atehere pse te mos vjedhe edhe nepunesi i vogel. Sipas tyre kur te goditen zyrtare te larte te korruptuar atehere rryshfeti edhe ne nivelet me te ulta do te pushoje se ekzistuari. Redaktor i njohur i televizionit Top Channel Mentor Kikia thote se korrupsioni dhe pagimi i rryshfetit eshte shnderruar tashme ne normalitet. Aq normal eshte bere tashme korrupsioni sa qe sipas tij qytetaret paguajne rryshfete ne shuma te paracaktuara me nje liste te perpikte cmimesh edhe per sherbimet me te zakonshme qe duhet te marrin falas ne institucionet shteterore publike ne spitale klinika zyra bashkie e komunale kudo ku kane nje hall apo u nevojitet nje dokument. Zoti Kikia thote se qytetaret nuk denoncojne me sepse nuk kane me besim tek lufta kunder korrupsionit.
Nje studim i fundit i INSTAT-it institutit shteteror te statistikave tregon se shqiptaret nuk kane kurajon ta denoncojne ate qe paguan ose ate qe merr rryshfetin. Ata i jane nenshtruar ketij fenomeni dhe jane duke e vuajtur. Mungesa e bashkepunimit dhe e denoncimit nga ana e qytetareve vjen si pasoje e mungeses se besimit. Ne te gjitha sondazhet dhe studimet e kryera besimi i qytetareve shqiptare tek drejtesia eshte ne minimumin historik - thote ai.
Organet e drejtesise jane ne krye te listes se korrupsionit krahas mjekeve tatimoreve dhe doganiereve. Analistet mendojne se korrupsioni eshte shume i perhapur sepse po aq i perhapur eshte mosndeshkimi i krimit nga drejtesia duke filluar nga sferat me te larta shteterore. Zoti Kikia thote se asnje zyrtar i larte nuk eshte denuar per abuzimet me tendera fonde publike. Vete drejtesia sipas tij perceptohet nga qytetaret si sistemi me i korruptuar ne vend duke nisur qe nga prokuroria qe nuk hap hetime ndaj zyrtareve te perfolur dhe deri tek gjyqtaret qe nuk guxojne ti denojne ata.
Edhe ato pak ceshtje qe jane pergatitur nga prokuroria dhe kane shkuar ne gjykate nuk jane denuar. Disa ministra deputete apo zyrtare te rangjeve me te uleta qe kane perfunduar ne gjykate sot jane te gjithe te lire te gjithe pandeshkuar dhe madje jane edhe krenare kur kerkojne te forcojne kreditet e tyre politike duke thene qe ata e kaluan proven ne duart e drejtesise. Te gjithe zyrtaret dhe politikanet shqiptare sapo akuzohen publikisht per dicka ata pergjigjen menjehere Shko ne prokurori sepse jane te bindur se nga atje do te dalin te palagur - thote zoti Kikia.
Por perkunder pritshmerise se larte shihen disa zyrtare te mesem qe pasi marrin disa denime minimale administrative riciklohen pas disa muajsh ne zyra shteterore publike e partiake. Studiuesit pohojne se pikerisht ky riciklim dhe ky gjoja denim i nepunesve te vegjel pa prekur te medhenjte e ushqen dhe i jep jete korrupsionit dhe dekurajon shoqerine shqiptare qe ti denoncoje ata sepse ka ndodhur qe pas disa denoncimeve nepunesit riciklohen u shpetojne gjykatave dhe kthehen aty ku ishin perseri perballe qytetareve.