Ministrat rekomanduan që Serbisë t’i jepet statusi i kandidatit

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian ka rekomanduar sot që Serbia ta fitojë statusin e kandidatit për pranim në BE, kanë thënë zyrtarë që kanë marrë pjesë në takim.
Ky vendim duhet të konfirmohet nga liderët e Bashkimit Evropian, në samitin që mbahet nesër dhe pasnesër në Bruksel.
Pak më herët, kryetari i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, ka thënë se është me rëndësi që Serbia të mbetet e përkushtuar për reforma ambicioze në dialogun e saj me Prishtinën.
Në këtë takim, pesë vendet anëtare të BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, kanë kërkuar që në konkluzionet e mbledhjes të theksohet se “është marrë në dijeni synimi i Komisionit Evropian”, që të përgatituet studimi i fizibilitetit për marrëveshjen për stabilizim asocim të BE-së me Kosovën. /rel/