E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati për Festivalin e Teatrove të Kukullave

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 14:46

Teatri i të rinjve, fëmijëve dhe i kukullave, i njohur si teatri “Dodona” në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve për të shënuar 25 vjetorin e themelimit, prej datës 21 deri më 24 shtator do të organizoj Festivalin e Teatrove të Kukullave, i cili do të jetë me karakter mbarëkombëtar.

Në fakt ky është edicioni parë i Festivalit të Teatrove të Kukullave, ku do të bëhen bashkë në Prishtinë tetë trupa nga qytete të ndryshe prej hapësirave shqiptare, të cilat do të japin shfaqjet e tyre.

I pari i teatrit “Dodona”, Agim Selimi gjatë një konference për media tha se pasi është 25 vjetori i themelimit të teatrit edhe kanë vendosur që edicioni i parë i festivalit të jetë mbarëkombëtar, por më vonë të kthehet në një festival tradicional, që tubon trupa edhe nga i gjithë rajoni.

“Mendoj që këtë vit, 25 vjetori është menduar që të bëhet në mënyrën më të mirë me një festival, i cili i ka munguar jo vetëm Prishtinës, por edhe Kosovës. Për fillim kemi menduar që të jetë festival mbarëkombëtar i teatrit të kukullave, ndërsa më vonë mendojmë që këtë festival ta bëjmë ndërkombëtar dhe të jetë tradicional”, u shpreh drejtori Selimi.

Festivalin e Teatrove të Kukullave do ta mbështet edhe Kuvendi Komunal i Prishtinës, i cili me një vendim të muajit mars i dha “Dodonës” statusin e ri, duke e emëruar si Teatri i qytetit të Prishtinës.

Drejtoresha komuna për Kulturë ,Vlora Dumoshi tha me këtë rast se komuna ka bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e këtij festivali që do të jetë i pari i këtij lloji në Prishtinë.

“Për këtë 25 vjetor ne do ta shënojmë dhe kemi themeluar festivalin e parë të teatrove dhe kukullave, organizimet e përgatitjet janë bërë të gjitha. Gjithashtu komuna e Prishtinës nga muaji qershor ka filluar me renovimin e teatrit “Dodona” për t`u përgatitur për këtë festival”, ka thënë ajo.

Festivali i Teatrove të Kukullave kësaj radhe nuk do të ketë karakter garues pasi që sipas organizatorëve do të mbahet nën frymën festive të 25 vjetorit të thellimit të “Dodonës”. Në këtë festival përveç “Dodonës” si nikoqire, pritet të marrin pjesë teatro të shumë qyteteve nga Shqipëria, si Pogradeci, Tirana, Korça, Lushnja, Berati, etj

Teatri i të rinjve, fëmijëve dhe i kukullave, i njohur si teatri “Dodona” në Prishtinë, ka qenë shtëpia e parë në kryeqytet, e cila ka sjellë shfaqje të këtij lloji. Që nga themelimi i teatrit, në vitin 1996 e gjerë më sot janë shfaqur shumë premiera dhe janë realizuar shumë repriza shfaqjesh të ndryshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›