Ministri Balla aplikon në “IdentiTek” për rinovimin e pasaportës biometrike

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka aplikuar këtë të enjte (3 gusht) në zyrat e “IdentiTek” për rinovimin e pasaportës biometrike.
Prej 1 gushtit, kompania shtetërore “IdentiTek” ka nisur të kryejë pajisjen dhe rinovimin e dokumenteve të identifikimit të shtetasve shqiptarë.
Për të marrë shërbimin, fillimisht qytetarët duhet t’i drejtohen Postës Shqiptare për të marrë kuponin e aplikimit. Posta kryen edhe shkëmbimin e kuponëve ende të papërdorur me logon e ish-koncesionarit “ALEAT”, duke i zëvendësuar me kuponët e kompanisë shtetërore “IdentiTek”.
“Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” duan të sigurojnë qytetarët se pagesat e bëra do të jenë të vlefshme përmes procedurës së shkëmbimit të kuponëve të vjetër, me të rinjtë. Prej ditës së sotme në sportelet e Postës Shqiptare qytetarët do të gjejnë edhe kuponët për shërbimin me procedurë të përshpejtuar (Fast Track)”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/