Ministri Beqaj në Forumin Strategjik të Bledit

Prishtinë, 28 gusht - Ministri i Integrimit Evropian, Besim Beqaj do të merr pjesë në Forumin Strategjik te Bledit i cili do të mbahen më 29 dhe 30 gusht ne Bled të Sllovenisë.
Në punimet e Forumit marrin pjesë zyrtarët më të lartë të Sllovenisë në krye me kryetarin Danilo Turk, shumica e ministrave të punëve të jashtme të shteteve të Ballkanit dhe përfaqësuesit e organizatave te ndryshme prestigjioze ndërkombëtare.
Beqaj do të merr pjesë në panelin “Besimi në Ballkan” në të cilin do të flasin edhe ministrat punëve të jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës. Kroacisë dhe Maqedonisë. Ai do të ketë takime të ndara me ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë, Nikolaj Mladenov, të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq dhe me atë të Sllovenisë, Samjuel Zhbogar.
Ndryshe gjatë katër viteve të fundit, Forumi Strategjik i Bledit është shfaqur si një mbledhje e rëndësishme vjetore e mendimtarëve të mëdhenj nga sfera e politikës, industrisë, si dhe akademikë nga Evropa, Evropa Juglindore dhe më gjerë.
Me titullin "Outlook globale për dekadën e ardhshme", Forumi i Bledit do të trajtojë disa nga sfidat kryesore të dekadës.