Kosova injoron “dokumentin” serb të pavarësisë së veriut

Prishtinë, 28 gusht - Institucionet e Kosovës vazhdojnë të injorojnë “dokumentin” pa autor, përmes të cilit pretendohet pavarësimi i pjesës veriore nga Kosova. Drejtues të Ministrisë së Punëve të Brendshme thonë se i ashtuquajturi dokument është i paligjshëm dhe si i tillë nuk përbën ndonjë shqetësim për të cilin do të duhej të inicioheshin hetime.
Kohë më parë, sipas raportimit të RTV21, në veri të Mitrovicës ka qarkulluar një “dokument” pa autor, me të cilin e ashtuquajtura Bashkësi e komunave të Kosovës dhe Metohisë shpall pavarësinë nga Kosova. Kjo letër, pjesë të së cilës janë publikuar në disa media serbe të Kosovës, mban titullin “Deklarata për pavarësinë e Lidhjes së Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë (KAKM)” dhe ka gjithsej tetë pika.
Në të, gjithnjë sipas njoftimeve të botuara në mediat vendore serbe, thuhet se teksti i këtij dokumenti ka të bëjë ekskluzivisht me “pavarësinë e territorit dhe komunave që janë në përbërje të KAKM-së nga krijesa, të cilën krijuesit e saj e kanë quajtur Republikë të Kosovës”.
Kjo pat shtyrë drejtuesit e institucioneve të Kosovës që të takohen me përfaqësues të vendeve të Kuintit, por në fund nuk është dhënë ndonjë qëndrim zyrtar.
Por, gati edhe dy javë nga publikimi i “dokumentit”, autorët e tij nuk janë zbuluar, madje në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se nuk janë duke u bërë hetime. Ministri Bajram Rexhepi ka thënë për Kosovapress se derisa deklaratat e tilla nuk përcillen me veprime konkrete nuk ka çfarë të hetohet.
“Nuk kam informata se janë duke u bërë hetime për arsye se pavarësisht se ne kemi të dhëna se atë dokument e kanë përgatitur disa përfaqësues të DSS. Unë kam përmendur edhe emra Milan Ivanoviq, Marko Jakshiq dhe Sllobodan Samarxhiq, megjithatë ata publikisht kanë thënë se nuk qëndrojnë prapa këtij teksti fantom dhe në momentin kur nuk është anëtarësia dhe në momentin kur vetëm ka qarkulluar si dokument, por nuk kanë marrë akte vepruese nuk ka arsye për hetime”, ka thënë Rexhepi.
Ndërkohë, Rexhepi nuk ka dashur të komentojë faktin që pikërisht në kohën kur qarkullonin zërat se veriu i Kosovës po pavarësohej, një pjesë e zyrtarëve të MPB-së, përfshirë edhe vetë ministrin, kishin shkuar në pushim vjetor.
“Pse a mos është dashur unë me qenë këtu dhe me përcjell se ka po qarkullon dokumenti apo çka? Unë edhe ashtu i kam pasur informatat, kam qenë në komunikim çdo herë me stafin tim dhe mendoj se ajo nuk ka qenë pengesë për pushimet e mia”, është shprehur Rexhepi.