E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bentler ia dorëzon komandën e KFOR-it Buhelerit më 1 shtator

Prishtinë, 29 gusht – Pranim-dorëzimi i detyrës ndërmjet komandantëve të KFOR-it është caktuar më 1 shtator në Prishtinë. Këtë pranim-dorëzim do ta bëjë komandanti i Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, admirali Mark Fitzgerald, njofton KFOR-i përmes një komunikate.

Komandanti aktual i KFOR-it, gjeneral nënkoloneli Markus Bentler, do t’ia dorëzojë detyrën gjeneral majorit Erhard Buehler në Shtabin kryesor të KFOR-it në Prishtinë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›