Beutler: Fati i Kosovës ndërlidhet me Europën

Prishtinë, 28 gusht - Perspektiva e Kosovës dhe rajonit është në Evropë, por për anëtarësim në Bashkimin Evropian nevojitet punë dhe angazhim i madh, u tha në konferencën “Studime evropiane për të ardhme evropiane”, organizuar të shtunën nga Instituti për Studime Evropiane me rastin e hapjes së fakultetit për studime të integruara evropiane, raporton RTV21.
Profesor Bengt Beutler nga Universiteti i Bremenit, ka thënë se e ardhmja e Kosovës është e përbashkët me fatin e Evropës, ndërsa ka kërkuar angazhim më të madh të institucioneve të Kosovës për zgjedhjen e problemeve.
“Unë mendoj që e ardhmja e Kosovës varet apo është e përbashkët me fatin e Evropës. Duhet të ketë një zgjidhje evropiane njëjtë sikurse për Kosovën, ashtu edhe për gjithë rajonin. Tani më janë marrë disa hapa në këtë drejtim, mirëpo ende mbeten shumë probleme për t’u zgjidhur dhe gjithmonë është interesante të shohim se çfarë janë kushtet e përgjithshme, të cilat janë aty dhe cili është kontributi i juaj që do të mund ta jepnit ju për t’i zgjedhur këto probleme”, ka thënë ai.
Duke mos dhënë afate kohore se kur Kosova mund të jetë pjesë e BE-së, Beutler ka thënë se një gjë e tillë varet nga autoritetet në Prishtinë.
“Në rastin e Kosovës një shenjë që e ka karakterizuar dhe e karakterizon zhvillimin e saj ka qenë fjala pavarësi gjë që është njohur së fundmi edhe nga GJND-ja, por çka nënkupton pavarësia, pavarësia nuk nënkupton që mund të thoni atë që dëshironi, mirëpo nënkupton atë që ju keni zgjidhjen, opsionin për të bërë zgjidhje në mënyrë të pavarur dhe për të pasur lirinë për t’u munduar të zgjidhni ato probleme që keni”, ka thënë profesor Beutler.
Themeluesi dhe drejtori i ISPE-së, Avni Mazreku, ka thënë se ideja për programin universitar për studime të integruara evropiane ka qenë para tri vjetësh.
“Përderisa në Kosovë deklarohet për çdo ditë, flitet dhe plasohet më shumë se 40 për qind e lajmit ditor në media, por edhe përmes instrumenteve të tjera të komunikimit me publikun, është lajm me origjinë nga fushat e studimeve evropiane, përkatësisht ka origjinë që lidhet me proceset integruese, legjislacionin aspektet apo zhvillimet kulturore e ato ekonomike, realisht në Kosovë është bërë pak në funksion të ndërtimit të kapaciteteve”, ka thënë ai.
ISPE është program për studime të integruara evropiane, në nivelin bachelor. Programi ofron bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Bremenit të Gjermanisë, ndërkaq është i akredituar nga Agjencia për Akreditim të Kosovës. ISPE ofron studime të nivelit më të lart akademik me profesor me renome dhe përvojë ndërkombëtare. Në këtë institut studentëve u mundësohet studimi i një semestri në Universitetin e Bremenit. Të diplomuarit në këtë program universitar do të pajisen me diploma të njohura ndërkombëtarisht.