E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Bode: Legalizim kapitalesh? Varet nga propozimi i biznesit

Qeveria është e gatshme të konsiderojë çdo propozim të komunitetit të biznesit, edhe pse në plan të parë po shihet falja e borxheve. Deklarata është dhënë dy ditë më parë nga ministri i Financave, Ridvan Bode, sipas të cilit "kapitalet janë shumë të rëndësishme për t‘u legalizuar, sepse rrisin kapacitetin e bizneseve tona, për të hyrë në tregun bankar dhe të kreditimit". Ministri mendon se bizneset duke rritur deklarimin e kapitaleve të tyre, do të kenë kapacitete më të mëdha për t‘u kredituar nga sistemi bankar. Lidhur me faturën financiare që rrjedh nga miratimi i amnistisë fiskale, ministri tha se, "është e vështirë të flasësh me shifra konkrete, por ne bëjmë përllogaritje të tërthorta dhe masa e padeklaruar e kapitaleve është e konsiderueshme".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›