Marini: Trafiku, "Korridori VIII" kushtëzon Portin e Durrësit
Pas workshopit "Zhvillimi i transportit detar në Mesdhe", të zhvilluar në Bari në kuadër të projektit "Jove", me financim nga Komuniteti Evropian, partner i të cilit është Autoriteti Portual i Durrësit, biseduam me zotin Franco Mariani, president i Autoritetit Portual të Barit dhe zv/president i Shoqatës së Porteve Italiane ASSOPORTI.
President Mariani, cilat janë marrëdhëniet midis autoriteteve portuale të Barit dhe Shqipërisë?
Të dhënat në vite flasin për një rritje të jashtëzakonshme dhe gjithnjë në vazhdim të numrit të udhëtarëve, kryesisht të atyre shqiptare, të cilët për t‘u lidhur me vendin e tyre, i drejtohen Portit të Barit. Shifrat zyrtare të 2007-s, që për udhëtarët arrijnë numrin 700.000, për makinat 135.000 dhe për kamionët 50.000, vërteton se për shtetasit shqiptarë porta e hyrjes për në Itali dhe për në Evropën e Bashkuar është Bari, duke na e atribuuar rolin e liderit në krahasim me portet e tjera të Adriatikut.
Çfarë mundësish zhvillimi mund të sjellë një punë e bazuar në bashkëpunimin harmonik midis porteve italiane dhe atyre shqiptare?
Projekti i Bashkimit Evropian, "Korridori VIII", bazohet në mendimin se, në të ardhmen, do të paraqitet nevoja gjithnjë e në rritje për spostime prej Puljas në Ballkan, nëpërmjet Shqipërisë. Faktin e konfirmon anëtarësimi në BE i Bullgarisë dhe Rumanisë, ku nga të dhënat në muajt e fundit janë regjistruar rritje të trafiqeve të mjeteve të rënda më shumë se 12 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të cilat vështirë se u referohen vetëm nevojave që ka Shqipëria. Kjo do të thotë që është bërë gjithnjë e më intensiv trafiku që po zhvillohet midis Italisë, Bullgarisë e Rumanisë pikërisht nëpërmjet Shqipërisë e më pas nëpërmjet Maqedonisë dhe Serbisë, me gjithë vështirësinë e sistemit rrugor të këtyre vendeve. Kjo rritje e trafiqeve do të vërë në vështirësi Portin e Barit dhe të Shqipërisë. Duhet të përgatitemi që të administrojmë flukse gjithnjë e më të mëdha të udhëtarëve e mallrave në rritje. Lidhur me palën shqiptare dimë se janë ndërmarrë programe interesante për modernizimin si të Portit të Durrësit ashtu edhe të atij të Shëngjinit në Veri dhe të Vlorës në Jug, të cilat do të mundësojnë rritjen e aftësisë të shkëmbimit midis dy brigjeve të Adriatikut. Bashkëpunimi midis dy sistemeve portuale, lidhur me zgjidhjet infrastrukturore dhe administrimit operativ për më tepër, do të bëjë gjithnjë e më të efektshme rezultatet e veprimeve tona.
A jeni duke zhvilluar projekte për ketë?
Prej disa muajsh po realizohen disa projekte në kuadrin "Interreg III", Itali-Shqipëri dhe të Programit NPPA, duke mundësuar zhvillimin konkret të bashkëpunimit midis Portit të Barit dhe atij të Durrësit. Konkretisht, trajtime të punimeve infrastrukturore dhe asistencë teknike për azhurnimin profesional të personelit të Portit të Durrësit. Paralelisht jemi duke zhvilluar një program efektiv për asistencën teknike të specializuar, si nëpërmjet docenteve universitare të Barit dhe ekspertëve të sektorit në favor të personelit të Portit të Durrësit. Kemi dhënë 8 bursa studimi për të rinj shqiptarë me arsim të lartë në degën e juridikut dhe ekonomikut, të cilët po specializojnë përgatitjen e tyre mbi argumentet që i përkasin fushës portuale.
Duke u mbështetur në përvojën tuaj në Bari, si mund të përputhet bashkëjetesa midis zhvillimit bregdetar shqiptar dhe ruajtjes së ambientit?
Në fakt, hipotezat e zhvillimit bregdetar të Shqipërisë, si nga pikëpamja portuale, ashtu edhe nga ajo turistike, nuk mund të ndahen nga respekti për përputhshmërinë e ambientit dhe për ruajtjen e territorit. Interesi për një impostim të tillë nuk është vetëm i palës shqiptare, pasi distanca midis dy brigjeve tona të Adriatikut është reduktuar aq shumë sa, p.sh, mund të gjenden forma konkrete për integrimin midis sistemeve dy portuale, puljez dhe atij shqiptar, për të ofruar mundësi të reja që të kenë si qëllim turizmin.