"Pse po e kërkojmë amnistinë fiskale"
Bizneset në Shqipëri vlerësojnë më tepër legalizimin e aseteve, të fshehura prej vitesh në bilanc, sesa thjesht faljen e detyrimeve, sikundër është miratuar në disa raste nga qeveria. Në një kohë kur ekspertë të Ministrisë së Financave, janë duke identifikuar detyrimet e prapambetura në vite, me synim pastrimin e bilanceve dhe faljen e tyre, bizneset nga ana e tyre kërkojnë tjetër angazhim të ministrisë. Një ditë pas deklaratës së ministrit Bode se, në plan të parë ka faljen e borxheve, e më tej atë të kapitaleve të fshehura, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, prof. Gjok Uldedaj, thekson këtë të fundit. "Unë nuk po flas për amnisti fiskale dhe as për borxhe. Ajo që kërkojmë ne është diçka më me vlerë sesa thjesht falja e detyrimeve". Në një intervistë për gazetën "Shqip", Uldedaj ka shpjeguar me detaje projektin e ri të ndërmarrë nga Dhoma e Tregtisë, e cila konsiston në legalizimin e aseteve të biznesit, të fshehura për vite në bilanc, duke mos pasqyruar realisht forcën e tyre në treg.
Prej kohësh, ju, në emër të Dhomës së Tregtisë, i keni kërkuar qeverisë të ndërmarrë procedurat në hartimin e një amnistie fiskale. Çfarë është bërë konkretisht?
Nisma është marrë nga biznesi, por nuk bëhet fjalë konkretisht për amnisti fiskale. Ajo që kërkojmë ne lidhet me legalizimin e aseteve ose një reformë financiare. Për ta shpjeguar më qartë, interesimi ynë lidhet me legalizimin e aseteve të kompanive që operojnë aktualisht në treg, pra që janë aktive. Këtyre kompanive për vite të tëra nuk i është bërë sistemimi i duhur i aseteve në bilanc. Fakti që një pjesë e kompanive kanë investuar tej mundësive të tyre dhe që këto investimeve nuk janë të pasqyruara plotësisht në bilance, na çon në konkluzionin se duhet të ketë një rakordim të këtyre aseteve, pasurive, të cilat kanë ardhur si mos deklarim, për faj të të dyja palëve, biznes-shtet. Në këto kushte do të ishte një situatë shumë pozitive në qoftë se do të merrej në konsideratë një nismë e tillë. Kjo do të bënte që ne të kishim një informacion më të saktë mbi pasuritë e kompanive, pasi në këto kushte nuk jemi në gjendje për t‘i klasifikuar se cila është e para, e dyta ose e fundit, sepse vlerësimi bëhet mbi bazën e xhiros dhe kapitalit. Për këtë të fundit, shumë shoqëri nuk e kanë të pasqyruar plotësisht në bilanc. Kjo ka çuar që shpesh herë bankat të bëjnë vet një vlerësim të kapitaleve për subjektet që kanë paraqitur kërkesën e aplikimit për kredi, duke iu referuar ndonjëherë fakteve që nuk janë ligjore për të parë se cila është forca reale e biznesit.
Çfarë ndodh për biznesin nëse kryhet legalizimi i këtyre aseteve?
Kjo do t‘i japë më shumë mundësi biznesit që të rrisë sipërfaqen e tij, të rrisë kontaktin me bankat, pasi shohim që kjo ka ndikuar negativisht në marrjen e kredive nga ana e subjekteve tregtare. Pra, ka para në banka, por subjektet nuk kanë forcë thithëse ndaj tyre nga mungesa e aseteve të deklaruara në bilanc. Ka ardhur koha që çdo gjë të jetë ligjore dhe legale për të vendosur në lëvizje pasuritë e subjekteve private. Nëse arrihet kjo, bizneset do të kenë mundësi të llogarisin amortizimin e këtyre objekteve që realisht i disponojnë. Për të arritur në këtë përfundim, ne jemi duke përgatitur një material të plotë, do të japim një mendim të qartë për të hartuar në fund një formulë, e cila do të përcaktojë tarifën që i duhet të paguajë biznesi për të legalizuar asetet e fshehura gjatë këtyre viteve.
A është llogaritur vlera monetare e këtyre aseteve të fshehura në vite?
Ne nuk mund të flasim për shifrat. Aktualisht jemi në fazën e punës, kemi ngritur një grup të posaçëm me ekspertë për të përgatitur materialin, i cili do të shkojë në qeveri. Jemi duke punuar me shumë kujdes në mënyrë që vendimi i qeverisë dhe Kuvendit të jetë sa më i drejtë dhe i arsyeshëm. Në fund të fundit ne kërkojmë të vëmë në lëvizje pasuritë e biznesit.
Me sa kuptoj, ajo që ju kërkoni nuk lidhet thjesht me faljen e detyrimeve fiskale. Por nga ana tjetër kemi Ministrinë e Financave, e cila po përgatit një projektligj për amnistinë fiskale. Çfarë po ndodh realisht, pasi kemi dy gjëra krejt të kundërta?
Unë nuk po flas për amnisti fiskale dhe as për borxhe. Ajo që kërkojmë ne është diçka më me vlerë sesa thjesht falja e detyrimeve. Institucioni i Dhomës së Tregtisë Tiranë ka marrë një vendim për hartimin e një projekti të tillë, madje kemi miratuar edhe buxhetin që do të vërë në lëvizje grupin e punës, i ngritur posaçërisht për këtë qëllim, në përbërje të të cilit janë juristët më të mirë.
Kur keni parashikuar që ta dërgoni kërkesën në qeveri?
Ne mendojmë që në mesin e muajit maj të kemi gati materialin për ta dorëzuar në Këshillin e Ministrave. Shpresojmë që kërkesa jonë të jetë sa më argumentuese, sa më e saktë për të arritur në fund të fundit në një konkluzion sa më të drejtë, pra në një formulë që kënaq të gjitha palët. Kjo për faktin sepse edhe në pjesën e biznesit mund të krijohen probleme, sidomos për ato që janë 100% të deklaruara deri tani. Mendohet që tarifa e detyrimit të subjektit të mos jetë ajo që paguhet sot, por disi më e ulët. Me tarifë më të ulët, bizneset do të jenë të hapur të veprojnë vullnetarisht.
Natyrisht, përderisa quhet amnisti...
Unë nuk e quaj amnisti. Madje të hiqet dorë nga fjala amnisti sepse na dëmton. Për mua është një reformë rregulluese dhe legalizuese, e cila do t‘i japë frymëmarrje të plotë biznesit.