E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Buja për vizitë zytare në Itali dhe Turqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Itali dhe në Turqi. Në Torino të Italisë, ministri Buja dhe delegacioni nga Kosova do të marrin pjesë në konferencën “Platforma e Ballkanit Përendimor për Arsim dhe Aftësim”, që do të mbahet me 7-8 maj.

Gjatë kësaj vizite do të mbahen takime edhe me homologë të ndryshëm nga vendet evropiane, të cilët do të jenë pjesëmarrës.

Ndërkaq, në Stamboll, ministri Buja do të marrë pjesë në Konferencën e parë ndërkombëtare për bashkëpunim në arsimin e lartë në kuadër të Unionit të Universiteteve euroaziatike. Po ashtu, gjatë qëndrimit në Turqi, do të takohet me ministrin e Arsimit Kombëtar të Republikës së Turqisë, Nabi Avci./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›