Dhjetë të vrarë nga sulmet në Bagdad

Së paku dhjetë njerëz kanë humbur jetën nga sulmet me bomba në Bagdad.
Autoritetet e rendit kanë bërë të ditur se dy makina bombë kanë shpërthyer pranë një postblloku të policisë në qarkun Huseinia, transmeton Rel.
Së paku pesë civilë dhe një polic janë vrarë në sulm.
Ndërkaq, në lagjen Dora, nga shpërthimi i bombës jashtë një restorani, kanë humbur jetën së paku pesë persona.
Burimet zyrtare thonë se restorani frekuentohej shpesh nga oficerët policorë. Afro 30 njerëz të tjerë janë lënduar në këtë sulm./Indeksonline/