Ministri Bumçi: Trukimet? Organet kompetente të ndërhyjnë
TIRANE-Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi, ka deklaruar se skandali i trukimeve që ka goditur futbollin shqiptar duhet të hetohet nga organet kompetente. Edhe pse nuk e ka përmendur fjalën Prokurori, ai ka lënë të kuptohet se duhet të jetë ky organ që të marrë në shqyrtim provat, për të siguruar pastërtinë e sportit. “Mendoj që këto çështje duhet të ndiqen nga organet kompetente, siç ndodh me çdo shkelje tjetër të ligjit, - deklaroi ministri Bumçi gjatë inaugurimit të qendrës së re mjekësore dhe të anti-dopingut në kompleksin Dinamo. – Shkeljet e ligjit në sport nuk janë kategori të veçanta, por janë pjesë e shkeljes së ligjit dhe duhet të ndiqen nga organet kompetente. Qëndrimi i Ministrisë është i qartë, së bashku me drejtuesit e federayace duhet të dënojmë çdo gjë që del jashtë shpirtit të sportit dhe garës së ndershme”. Ministri Bumçi shtoi gjithashtu se ka patur takime të drejtuesve të lartë të MTKRS-së, zëvendës ministrit Bajaziti, me drejtuesit e federatave, për qëndrimet që duhen mbajtur.
E ndërkohë, raporti i ardhur nga UEFA për trukimet ka qenë i papritur. Drejtues të ndryshëm klubesh kanë bërë të ditur se ata nuk janë në dijeni të kësaj dhe se nuk kanë marrë asnjë letër. “E kemi dëgjuar vetëm në media, - tha shefi i klubit Tirana Alban Tafaj. – Ne përflitemi për ndeshjen që kemi fituar 6-1 me Elbasanin, por mendoj se dyshimet kanë qenë për shkak se Elbasani ishte i rënë nga kategoria. Gjithsesi, për Tiranën nuk ka asnjë çudi që të fitojë me të tilla shifra”, shtoi ai.
(d.b/BalkanWeb)