E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Bumçi në Bruksel, merr pjesë në ministerialin e NATO-s

TIRANË -Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi, u nis sot për në Bruksel ku do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s.

Gjatë takimit pritet të diskutohet mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme, Afganistan, Gadishullin Korean, marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë, dhe për çështje të tjera në fokusin e aktivitetit të Aleancës. Ministri Bumçi pritet, gjithashtu, të zhvillojë takime dypalëshe me homologë të vendeve pjesëmarrëse në këtë takim.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›