E Diel, 1 Nëntor 2026

Problemet në frena, Nissan tërheq 20.000 makina

Nissan ka lëshuar një urdhër për tërheqjen e rreth 20.000 makinave 4×4 Pathfinder dhe Infiniti JX për shkak të problemeve me frenat. Frenat e përparme të automjeteve mund të dështojnë, duke reduktuar fuqinë e frenimit të automjeteve. Nissan ka tërhequr modelet e 2013 të Pathfinder dhe Infinite JX, në mënyrë që të riparohen problemet. Fatmirësisht, Nissan thotë se nuk ka pasur raporte aksidentesh.

Pronarët e automjeteve me defekte pritet të marrin njoftime në fillim të majit dhe pastaj do të dërgojnë automjetin e tyre te dyqani më i afërt i Nissan, në mënyrë që makinat të inspektohen.

Ka rreth 14.168 Nissan Pathfinder dhe 5,090 Infiniti JX, që kanë probleme me frenat.

(er.nu/krokodili/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›