E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, presidenti Napolitano bën betimin

ROMË - Giorgio Napolitano bëri betimin për një mandat të dytë si presidenti i Italisë, pas rizgjedhjes së tij mes një situate tepër kaotike në arenën politike të vendit.

Napolitano, 87 vjeçar, kreu i parë ish-komunist i shtetit, u votua të shtunën nga një shumicë e dukshme e deputetëve të parlamentit italianë, pasi dy kandidatët nga Partia Demokratike e qendrës së majtë nuk arritën të merrnin mbështetjen e duhur si pasojë e përçarjes në radhët e parlamentarëve.

Giorgio Napolitano, gjatë votimit të gjashtë për zgjedhjen e presidentit të Italisë, kaloi nivelin minimal prej 504 votash dhe u rizgjodh për një mandat të dytë në krye të shtetit.

Menjëherë pas kapërcimit të limitit minimal një duartrokitje e fortë filloi në sallën e Dhomës së Deputetëve, ndërsa në sheshin e Monteçitorios mbështetësit e M5S, të Grillos shprehën kundërshtimin e tyre.

Napolitano pranoi kandidaturën për një mandat të dytë presidencial në kuadër të përgjegjësive kundrejt kombit.

(er.nu/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›