E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, policia arrestonnjë prift të akuzuarpër pedofili

ROMË- Një prift i akuzuar për pedofili u arrestua në lagjen Sestri Ponente de Genes, në veri të Italisë, nga policia e këtij qyteti dhe policia e Milanos, njoftoi sot agjencia italiane e lajmeve ANSA.

''Riccardo Seppia, 51 vjeç, prift në kishën Saint Esprit, u akuzua për dhunë seksuale kundër një minoreni'', sipas agjencisë së lajmeve.

Agjencia italiane e lajmeve nuk saktëson kohën se kryerjes së dhunës seksuale.

Që në fillim të muajit mars, një prift italian në një lagje të Romës u dënua me 15 vjet e katër muaj burg nga gjykata penale e kryeqytetit italian pas akuzës së abuzimit me shtatë fëmijë në vitet 1998 dhe 2008.
(m.a/ansa/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›