Ministri Izraelit Lieberman viziton sot Tiranën
TIRANE- Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman, mbërrin sot në Tiranë për një vizitë dy ditore.
Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në këtë vizitë pritet të diskutohen çështje të agjendës dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe perspektiva e tyre. Ndërkohë që pak ditë më parë e përditshmja "Jeruzalem post" shkruante se vizita e shefit të diplomacisë izraelite ka të bëjë me përpjekjen për të bindur shtetet anëtare të OKB-së që të mos i japin mbështetje kërkesës palestineze për shtetësi.
Lieberman do të takohet me krerët më të lartë të vendit, me Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe me zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.
Sot, në orën 16:30 ministri i Jashtëm izraelit, Lieberman, do të zhvillojë një takim tet a tet me homologun e tij, Edmond Haxhinasto, dhe më pas dy ministrat do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ndërsa nesër kreu i diplomacisë izraelite do të takohet në orën 10:40 me Kryeministrin Sali Berisha, në orën 11:25 do të takohet me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe në orën 12:10 do të zhvillojë një takim me kreun e shtetit, Bamir Topi.
Vizita e zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm izraelit përkon me zhvillimin e Forumit të parë të Biznesit Shqipëri-Izrael, aktivitet i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës, hapja e të cilit do të përshëndetet nga Kryeministri Berisha.
Vizita e Liberman ne vendin tonë pritet të shënojë dhe vizitën e parë të një ministri të Jashtëm izraelit pas 17 vitesh. Udhëtimi i Lieberman, vjen një javë pas atij të kryeministrit Benjamin Netanjahu, i cili vizitoi Rumaninë dhe Bullgarinë me po të njëjtin mesazh.