E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania në kërkim të 2 shqiptarëve, fshihen në Holandë

LONDER- Dy shqiptarë janë në listën e 6 të kërkuarve nga policia britanike të akuzuar si anëtar të një bande që merret me trafikimin e kokainës në Britani.
Policia britanike dyshon se shqiptarët jetojnë në kryeqytetin e Holandës Amsterdam dhe kërkojnë ndihmën e komunitetit për t'i arrestuar.

Sipas policisë britanike, dy shqiptarët në kërkim janë Belino Gripshi, 37 vjec dhe Dejan Shega 34 vjec. Ata dyshohen se janë anëtarë të bandave të trafikut të lëndës narkotike, llojit kokainë në Britanë, si dhe për pastrim parash.

Sipas të përditshmes britanike “Daily Mail” Belino Gripshi, 37 vjec nga Peja, besohet se është një nga anëtarët e rrjetit të organizuar të trafikut të kokainës në Britani. Ai njihet se personi i cili ka transportuar një sasi të mëdha parash nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë . Në kuadër të investigimit policia ka arritur të sekuestrojë sasinë prej 9. 5 kg kokainë, dhe 120 mijë paund cash si dhe pajisjet për furnizimin e kokainës.

Ndërkohë që Dejan Shega, 34 nga Shqipëria është në kërkim për furnizimin me drogë të klasit të parë, (kokainë) si dhe për krimin e pastrimit të parave.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›