E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Krasniqi takoi drejtuesit e Federatës së Shenjëtarisë së Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim drejtuesit e Federatës së Shenjëtarisë së Kosovës, me të cilët ka biseduar për të arriturat në sport por edhe sfidat që janë në këtë rrafsh.

Me theks të veçantë është biseduar për specifika që lidhen me sportin e shenjëtarisë. Krasniqi ka përgëzuar drejtuesit e kësaj federate për punën që kanë bërë deri tash dhe për sukseset e shënuara.

Ai ka premtuar se mbështetja e MKRS-së për këtë federatë, por edhe federatat të tjera do të vazhdojë në çdo aspekt. Në veçanti, ministri tha se MKRS konform përgjegjësive ligjore do të ndihmojë Federatën e Shenjëtarisë në kompletimin e pajisjeve sportive që nevojitën për këtë sport, e që janë një aspekt i veçantë i trajtimit ndërinstitucional.

Ai ka thënë se MKRS tashmë po krijon gjithë bazën ligjore për mbështetje të përhershme për sportistët dhe për shpërblimet për ata që arrijnë suksese të larta, dhe në këtë drejtim ai inkurajoi drejtuesit e federatës që të punojnë edhe më shumë për suksese dhe gara sa më cilësore brenda vendit.

Nga ana tjetër, kryetari i Federatës, Ali Pllana ka falënderuar ministrin Krasniqi për mbështetjen dhe ka vlerësuar se tashmë janë bërë hapa tejet domethënës për sportistët. Ai ka njoftuar me punën dhe sukseset që ka arritur kjo federatë, duke përmendur edhe shumë sfida që kanë para tyre.

Kryetari Pllana shprehi përkushtimin për punë edhe më të madhe për një organizim sa më cilësor , që do të sillte rezultate edhe më të mëdha./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›