E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Lulzim Basha nuk paraqitet ne gjykate, shtyhet seanca

"Durres-Kukes", Ina Rama nuk protokollon autorizimin per prokuroret

TIRANE - Dy prokuroret e rruges "Durres-Kukes", jane paraqitur ne sallen e gjyqit me autorizim pa numer protokolli dhe pa date. Kolegji penal i kryesuar nga gjyqtari Spiro Spiro evidentoi dje se, kryeprokurorja Ina Rama ka firmosur nje shkrese ku autorizon dy prokuroret, Arben Kraja dhe Artur Selmanin, qe te perfaqesojne prokurorine per kete proces gjyqesor. Shkresa, sipas gjykates nuk kishte as date, por as numer protokolli, ndersa ne fund te saj ishte e firmosur nga kryeprokurorja Ina Rama. Dje ne Gjykaten e Larte ishte seanca e pare per dosjen "Durres-Kukes". Ne kete gjykim, te pandehur jane ministri i Jashtem, deputeti Lulzim Basha, si dhe drejtori i Pergjithshem i Rrugeve, Andi Toma. Gjate procesit te djeshem mungonte ministri Basha. Nepermjet nje shkrese te dorezuar ne gjykate, Basha sqaronte se nuk mund te paraqitej ne seance pasi ndodhej jashte vendit (ne Davos te Zvicres). Ndersa vinte ne dijeni se gjate muajit shkurt nuk kishte angazhime dhe ishte i gatshem per t'u paraqitur ne seance. Dy prokuroret kane qene dakord per shtyrjen e procesit. Ndaj u la qe seanca e radhes te zhvillohet me daten 27 shkurt ora 10:00. Basha dhe Toma akuzohen per "shkelje te barazise ne tendere" dhe "shperdorim detyre", por avokatet evidentojne se s'ka prova per te tilla akuza.

Kundershtimi

Ne Gjykaten e Apelit Tirane me 2 shkurt do te zhvillohet seanca e radhes per kundershtimin e vendimit te marre nga Gjykata e Faktit, per pavlefshmerine e marrjes si te pandehur, te ministrit Basha dhe thirrjes se tij ne prokurori. Prokuroria ka bere animimin ku kerkon rrezimin e vendimit te marre nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, ndersa mbrojtja kerkon lenien ne fuqi te vendimit.

PLL: Bedalli i diktatures provokon

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka thirrur dje kryetarin e PLL, z. Ekrem Spahiu, njeherazi zevendes-minister i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, per ta pyetur si te pandehur ne ceshtjen penale me akuze per te ashtuquajturen "Kryengritje e Armatosur" te 14 shtatorit 1998. Kjo thirrje eshte bere ne baze te nje kerkese te Prokurorit Ylli Bedalli per rifillimin e ndjekjes penale ndaj z. Spahiu. Sekretari Politik i PLL, Sulejman Gjana, foli dje per mediat mbi kete zhvillim: "Per te gjithe ata qe mund te kene harruar, kujtojme se ne kete proces-farse behet fjale per perpjekjet qe z. Ekrem Spahiu dhe te akuzuarit e tjere si Antoneta Malja, Alfons Zeneli, Shemsi Prenci, Ilir Zhilla etj., bene per qetesimin e turmave te irrituara dhe mbrojtjen e institucioneve te shtetit ne ngjarjet e 14 shtatorit 1998 qe ndodhen pas vrasjes se deputetit Azem Hajdari. Pikerisht per ato ngjarje, z. Ekrem Spahiu, eshte hetuar nje here dhe per nje kohe te gjate, perfshi edhe 19 muaj heqje lirie", - tha Gjana.

PLL e konsideron veprimin e Prokurorit Bedalli per rihapjen e ketij procesi si nje akt me motive te qarta politike dhe me synime te erreta per te goditur maxhorancen qeverisese dhe Partine "Levizja e Legalitetit" duke corientuar opinionin dhe asfiksuar organet e drejtesise me procese gjyqesore qe kane per baze akuza te fabrikuara. "Eshte cudi e radhes dhe ironi e fatit qe pas 18 vitesh demokracie dhe pikerisht nje dite pas hyrjes ne fuqi te ligjit "Per pastertine e figurave te zyrtareve te larte te administrates dhe te zgjedhurve" nje eksponent i organeve "te drejtesise" te diktatures komuniste si Ylli Bedalli merr guximin te provokoje e te kerkoje rihapjen e nje gjyqi politik ndaj nje personaliteti publik dhe kryetari te nje partie nacionaliste dhe antikomuniste, perfaqesues i shtreses qe prokurori Bedalli dhe sistemi i tij komunist persekutuan per 45 vjet rresht.

Gjate gjithe ketij procesi politik qe zgjat prej me shume se 10 vitesh, Kryetari i PLL Ekrem Spahiu, asnjehere nuk eshte ndiere i shqetesuar per ndonje pergjegjesi te tij dhe as nuk ka pasur nevoje qe te perdore si mbrojtje imunitetin parlamentar. Fakti se ky proces gjyqesor nisi qe ne fillim si nje proces i montuar politik kunder opozites se kohes dhe ku prokuroria gjate gjithe ketyre 10 viteve nuk arriti te siguronte prova ne mbeshtetje te akuzes se saj ndaj te gjithe te akuzuarve, qofshin keta me ose pa imunitet, tregon fare qarte se segmente te caktuara vazhdojne akoma t'i shperdorojne institucionet e shtetit per qellime politike", - deklaroi Gjana.

Per PLL, "rihapja e ketij procesi ne prag te fushates elektorale per zgjedhjet e 28 qershorit 2009, nderkohe qe prokurori Bedalli i ka pasur te gjitha mundesite dhe kohen e mjaftueshme per te ushtruar te gjitha kompetencat ligjore ne lidhje me kete akuze qe nga data 24 shtator 1998 kur e arrestuan z. Ekrem Spahiu, eshte nje shembull me shume qe shtron nevojen e zbatimit sa me te shpejte te ligjit "Per pastertine e figurave te zyrtareve te larte te administrates dhe te zgjedhurve", pasi vete prokurori ne fjale eshte ne konflikt te plote juridik dhe moral me kete proces".

Hetimi maratone per ngjarjen e 11 viteve me pare

Per te ashtuquajturen kryengritje e 14 shtatorit te vitit 1998, ekzistojne tre dosje. Dosja e pare eshte ajo e truprojave, e dyta e gazetareve dhe e treta e njerezve te thjeshte te cilet moren pjese ne sulmet me arme, ndaj Kryeministrise dhe institucioneve te tjera shteterore. Por edhe pse hetimet kane nisur qe prej vitit 1999 deri me sot, nuk eshte marre asnje vendim nga gjykata. Te pandehurit akuzohen nga prokuroria se kane konsumuar vepren penale, te "kryengritjes se armatosur".

Tre dosjet

Dosja 1

Ekrem Spahia,

Antoneta Malja,

Shemsi Premci,

Alfons Zeneli,

Ilir Zhilla,

Edmond Ymeraj,

Dritan Zhjeci

Elvis Kamberi

Dosja 2

Qamil Biberaj,

Avni Metalia,

Cen Doci,

Gezim Qordja,

Uke Celkola,

Bajram Martini,

Ram Hidri,

Kreshnik Gjyrici,

Muharrem Boshnjaku,

Sokol Gashi

Dosja 3

Sali Lusha,

Izet Haxhia,

Adem Dollapi,

Kliton Dobrani

Myftar Lumneshi

Neni 221

Kryengritja

Pjesemarrja ne veprime masive te dhunshme, si vendosje pengesash apo barrikadash per te ndalur forcat e rendit, rezistenca me arme apo carmatosja e tyre, pushtimi me force i ndertesave, kryerja e plackitjeve, grumbullimi apo venia ne dispozicion e armeve, municioneve dhe njerezve, krijimi i lehtesirave ne favor te kryengritesve, te bera per te permbysur rendin kushtetues, denohen me burgim nga pesembedhjete deri ne njezete e pese vjet. Marrja pjese si udheheqes apo organizatore ne veprimet e mesiperme, denohet me burgim te perjetshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›