E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Mediu: Më shumë bashkëpunim në mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

Durrës, 25 qershor, NOA Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu, duke e vlerësuar mbrojtjen e pyjeve nga zjarri deklaroi se duhet një punë më efikase për mbrojtjen dhe parandalimin e djegies së pyjeve dhe kullotave.

Ministri Mediu e bëri këtë deklaratë në një takim në qytetin bregdetar të Durrësit, të zhvilluar në kuadër të marrjes së masave për mbrojtjen nga zjarret.

Në prani të prefektit të Durrësit, Genc Alizoti, ministri tha se mbrojtja nga zjarret i pyjeve dhe kullotave mbetet një prioritet i MMPAU, pasi në këtë strategji hyjnë edhe ruajtja e mjedisit dhe zonave turistike, për ruajtjen e të cilave ministri kërkoi të bëhet një punë akoma më e madhe në koordinimin e të gjitha strukturave.

Pyjet dhe kullotat janë ndër burimet më të rëndësishme natyrore të vendit të ndërthurura me interesat ekonomike, jetësore dhe ekologjike të popullatës, në qytet dhe në fshat.

Situatat dhe problematika e krijuar ndër vite nga zjarret në pyje, dëmtimet e shkaktuara nga zjarret sidomos situatën e vitit 2007, gjatë të cilit në rrethet Durrës e Krujë janë djegur rreth 40 hektarë pyje, kërkojnë një angazhim më të plotë të strukturave shtetërore dhe sidomos të pushtetit vendor në shërbim të marrjes së masave parandaluese për mbrojtjen nga zjarret, theksoi në këtë tryezë ministri Mediu.

Sipas tij zbulimi i autorëve të zjarrvënies dhe vënia e tyre para përgjegjësisë ligjore, është një problem që duhet të adresohet qartë, dhe për këtë ministri e Mjedisit ka nënshkruar së fundmi edhe një marrëveshje me ministrinë e Brendshme, për mbrojtjen dhe parandalimin e zjarreve në pyje e kullota.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›