Mediu kërkon plan masash për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret
komunave dhe bashkive. Në qarkun e Durrësit janë dëmtuar nga zjarret afro 40 hektarë pyje dhe kullota. Gjatë stinës së nxehtë rreziku më i madh përveç atij për shkaqe natyrore mbeten zjarret aksidentale dhe ato të vëna në mënyrë të qëllimshme për të siguruar më shumë kullota. Rrethi i Durrësit numëron mbi 8500 ha pyje dhe kullota dhe zonat më të prekura ndër vite janë ajo e Ishmit, zona e Currilave, e Porto Romanos dhe Gryka e minierës së Kamzës, ndërsa në Krujë më të prekura mbeten zona e Krastës dhe Parku i Qafë Shtamës.
Specialistët e shëndetësisë: Trajtim i narkomanëve, i dobët
Një ditë para 26 qershorit, ditës botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave, strukturat e shëndetësisë deklarojnë se nuk kanë kapacitetet e mjaftueshme për të trajtuar gjithë përdoruesit e drogave në Shqipëri. Përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, thonë se po merren me hartimin e një strategjie, për rritjen e numrit të qendrave rehabilituese, pasi numri i përdoruesve të drogës dhe alkoolit në vend po merr përmasa të mëdha, duke u shtrirë pothuajse në të gjitha zonat e vendit. "Të themi realitetin, nuk është bërë aq sa duhet në këtë drejtim pasi përsëri rrjeti trajtues nuk është në përmasat e duhura duke i ardhur në ndihmë këtij kontingjenti dhe nuk kemi infrastrukturën e duhur, kapacitetet në trajnimin e duhur etj. Janë disa elemente që ne nuk i kemi përmbushur dhe mendoj se me strategjinë pasardhëse, që së shpejti do të përpilohet, ne ti vëmë më tepër në dukje këto elemente dhe ti realizojmë", tha Sokol Morina, përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit publik, po punohet për një studim i cili do të aplikohet për herë të parë e që do të japë shifra zyrtare të numrit të përdoruesve, por edhe të grupmoshave. Aktualisht në vend sipas të dhënave, nga organizata që merren me trajtimin e narkomaneve , numërohen rreth 40 mijë përdorues droge, nga të cilët rreth 7% janë të rinj, kryesisht të shkollave të mesme.