Inspektoriati Ndërtimor, rrëzon sot ndërtimet pa leje në aksin Milot-Morinë

Tiranë, 26 Qershor NOA Mjetet e rënda dhe punonjësit e Inspektoriatit Ndërtimor gjatë ditës së sotme do të nisin aksionin për pastrimin e autostradës së kombit nga Miloti në Morinë.
Lajmi konfirmohet prej burimeve zyrtare të këtij institucioni për agjencinë e Lajmeve NOA duke sqaruar se qëllimi kryesor i punës së Inspektoriatit Ndërtimor në këtë aksion është që të pastrojë anët e autostradës nga ndërtimet pa leje që janë të madhësive të ndryshme.
Mjetet pastruese dhe stafi i ndërtimorëve, në këtë fazë të parë të pastrimit të aksit të kombit do të ndërhyjnë në kalimet dhe ndërtimet e paligjshme nga Rrësheni deri në Kalimash. Më pas, në javët e ardhshme, aksioni pastrues do të vijojë deri në Morinë, si dhe do të shtrihet në të gjitha akset rrugore të vendit, citojnë ato.
Duke shtuar se në aksin Rrëshen-Kalimash, ndërtimet janë tërësisht të jashtëligjshme, dhe prej disa ditësh personat janë informuar për shkeljet që kanë kryer, por veç ndërtimeve, në këtë segment rrugor ka dhe kalesa e hyrje të jashtëligjshme në autostradë.
Gjatë ditës së sotme, mjetet pastruese, në bazë dhe të vendimeve që janë lëshuar do të ndërhyjnë në 22 ndërtime dhe kalesa të jashtëligjshme. Ndërsa brenda pak javësh, Inspektoriati Ndërtimor synon të disiplinojë dhe rikthejë standardet europiane të hyrjeve, kalesave dhe ndërtimeve në autostrada e akse rrugore kombëtare. Kalesat e paligjshme ulin dukshëm sigurinë në këtë aks rrugor, gjithashtu shkelin standardet e sigurisë në rrugë, citojnë burime të Inspektoriatit Ndërtimor.
Në fund ky institucion, deklaron se është i vendosur të ndërhyjë mbi të gjitha ndërtimet pa leje që shkatërron dhe krijon probleme mbi pasuritë publike apo private.
Gjatë vitit 2009, në Shqipëri kanë humbur jetën 378 persona që u përfshinë në 1 mijë e 456 aksidente rrugore. Alarmant ka qenë dhe numri i personave të plagosur në aksidentet rrugore. Shqipëria, prej vitesh renditet si një ndër shtetet me numrin më të madh të aksidenteve rrugore dhe viktimave për frymë, citon Inspektoriati Ndërtimor.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")