Ministri Mediu pret ambasadorin e Kosovës, Sylejman Selimi
TIRANE - Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu priti në një takim ambasadorin e Kosovës, zoti Sylejman Selimi.
Duke nënvizuar faktin që Partia Republikane, ka qenë e para që ka ngritur me forcë çështjen e pavarësisë së Kosovës, që në vitin 1991, Mediu tha se duhet të jemi të kujdesshëm, që politika të veprojë e unifikuar dhe me veprimet e saj të mos krijojë apo agravojë situata.
Nga ana tjetër, si pjesëtar i koalicionit qeverisës, Mediu e siguroi ambasadorin Selimi se mbështetja e kryeministrit Berisha për çdo gjë që ka të bëjë me Kosovën është e pandalshme.
Gjithatu edhe në cilësinë e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, zoti Mediu theksoi nevojën që kanë të dy vendet për rishkimin e marrëveshjes së ujërave, e cila nuk ka ndryshuar që në kohen e ish-Jugosllavisë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)