E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH: Reshjet mbushin kaskaden e hec-eve mbi Drin

TIRANE- Reshjet e ditëve të fundit kanë përmirësuar situatën hidrike në kaskadën e Drinit dhe niveli i ujit në liqenet e hidrocentraleve ka arritur në rreth 277 metra, ndërsa prurjet në 650 m3/sek.

"KESH po punon për të ruajtur rezervat hidrike, me qëllim që të hyjë në muajin maj me nivel të lartë ujor në liqenin e Fierzës, çka siguron një rezervë hidrike për periudhën e verës", tha sot Drejtori i Përgjithshëm i KESH, Ëngjëll Zeqo.

Sipas tij, kjo situatë ndryshon ndjeshëm nga muaji shkurt, kur prurjet zbritën nën mesataren historike deri në 90 m3/sek.

Konsumi ditor i energjisë sot arrin 20-21 milionë kwh/ditë, prej të cilës 11 milionë kwh/ditë importohet nga KESH-i dhe CEZ-i.

Viti 2011 shënoi bilanc negativ energjetik, pasi u prodhua në vend 47.4% e energjisë më pak se në vitin 2010, çka uli ndjeshëm dhe eksportin e saj.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›