Ministri Noka dhe ambasadori Gajani inspektime ne Rinas
Ministri Flamur Noka dhe ambasadori Italian Masimo Gajani kanë ndjekur veprimet për verifikimin e shtetasve të cilët kalojnë nga aeroporti i Rinasit për në vëndet e zonës Shengen. Ambasadori dhe ministri kanë vlerësuar teknologjinë dhe profesionalizmin që disponon policia kufitare në Rinas.
Ministri i Brendshëm Flamur Noka dhe ambasadori Italian Masimo Gajani, kanë inspektuar procedurat e kontrollit të shtetasve shqiptarë në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në dalje për në vëndet e zonës Shengen.
Ambasadori Italian ka vlerësuar për teknologjinë dhe profesionalizmin e policisë kufitare në Rinas, ndërsa është shprehur se si qytetarët dhe autoritet shqiptare kanë respektuar të gjitha detyrimet që vijnë nga lëvizja e lirë në Itali.
Ministri Noka, falenderoi ambasadorin për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer të Italisë për policinë shqiptare