Durres humb jeten ne aksident kalimtari
Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur në lagjen numër 17 Durrës
Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur 61 vjecarja, Tefta Metolli, banorë e zonës.
Policia bën me dije se këmbësorja është aksidentuar nga një automjet ende i paidentifikuar gjatë kohës që po tentonte të kalonte nga njëri kah i rrugës në tjetrin.
Automjeti i cili ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendngjarja, ndërsa viktima është dërguar për në morgun e spitalit.